Nga Sokol Balla
Presidenti i Republikës është sot më në fund qartësuar, se çfarë është 30 qershori. Ajo nuk është një datë zgjedhjesh dhe as një datë votimesh. Me lëvizjen e re së të enjtes, ai me dëshpërim pranoi se 30 qershori është jashtë kontrollit dhe ndikimit të autoriteteve shqiptare.
Ilir Meta realizoi e këtë krizë që mendoi se e lindi, ai dhe Basha, në fakt e krijuan ndërkombëtarët. Meta e ka mësuar pak me vonesë, se ndërkombëtarët i përdorën të gjithë faktorët kryesorë politikë në vend, për të krijuar këtë krizë të planifikuar prej tyre.
Ilir Meta e di se ndërkombëtarët nxitën Kuvendin të çonte sa më shpejt mandatet e dorëzuara në KQZ dhe të niste zëvendësimi i ushtarëve të Berishës dhe të Metës, me “mercenarë” të tyre. Ata e dëgjuan në heshtje Bashën kur vuri kushtin Rama IK, dhe nuk i thanë kurrë të tërhiqej prej saj.
Deri në ditën kur kaluan afatet e regjistrimit dhe opozita mbeti rrugëve. Ata e përdorën Bashën duke e lënë të nxjerrë përgjimet e prokurorisë që ata i kishin para tij, duke detyruar Ramën të heqë Gjushërat dhe Lalët, dhe pastaj i thanë Bashës, se maksimumi që mund t’i japin është jo “Rama Ik” por reforma elektorale. Rama ikën kur thonë ata. Jo kur thotë Luli. Bile as kur të thotë Rama vetë.
Ndërkombëtarët e lanë Metën të luajë me dekretet, si fëmijët me fletoret e vizatimit. Dhe kur kolegji e nxori piktorin kushtetues jashtë loje, përshëndetën 30 qershorin dhe uruan të jenë një takim me ligjshmërinë. Duke e ditur që ajo vetëm një festë demokratike nuk është (ndaj i thanë dhe Ramës të mos festojë me 1 korrik). Kjo krizë po zgjidhet, por jo si e deshën ata që ishin pjesë e saj, por ata që e shkaktuan atë. Pikërisht se u shkaktua nga ndërkombëtarët, edhe zgjidhja që ata po gjejnë paraqet më në fund një plan të vërtetë për këtë vend që prodhon kriza ciklike: për ta pastruar përfundimisht atë, me një krizë të tyren. Duke përdorur sistemin e brendshëm të krizave shqiptare. Fillimisht duke shtyrë të dalin vetë prej tij, pjesët më të amortizuara e përtej riparimit.
Tashmë sistemi po pastrohet dhe ka vetëm një defekt, por ai zgjidhet Brenda korrikut. Këtë e di ilir Meta. Ndaj dhe nuk takohet me Edi Ramën por shpreh maraz në distancë se s’kanë çfarë thonë e zgjidhin. Por Metën s’e shpëton dot askush. As Rama. Rama pati fatin të kuptojë i pari se në këtë krizë, duhet thjesht të mos lëvizte nga 30. Aq ishte roli i tij: preja e preferuar i gjahtarëve të opozitës, u shndërrua kështu në karremin fatal të tyre.
Ilir Meta sot dha sinjalet publike se edhe ai, e ka kuptuar lojën. i ndërgjegjësuar më fund se s’është faktor i krizës, por një pjesë e parëndësishme e saj, ai do përpiqet, ndryshe nga naiviteti i Lulit, se së paku duhet të rezistojë të rrijë sa më gjatë me thonj Brenda sistemit. Aty ku ai vërtet është pjesë e rëndësishme e problemit.
Ndaj po shqyrton numrin e deputetëve, që në Kushtetuese nesër të qajë e ankohet se nuk mund të shkarkohet nga 82 deputetë. Ndaj ka hapur krahun kundër amerikanëve duke u treguar edhe sot Korenë e Veriut, që ata ta kuptojnë që ai më në fund e kapi lojën. Por edhe t’u japë një sinjal pajtimi. Se mund të bëhet çun i mirë dhe se nën ndikimin e tij, sistemi i vjetër, mund të vetëkorrigjohet dhe se ai s’ka pse largohet. Se me një njoftim të ri për dekret në 13 tetor, ai “qetëson” opozitën dhe e con në plazh, ndërsa mazhorancën të qetë të votojë në 30 qershor. Se ai është mbi palët, duke ia futur herë njërës e herë tjetrës dhe me 13 tetorin i jep një afat të ri zgjidhjes së krizës. Se në Gjykatën e re Kushtetuese mund të anulohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe palët të reflektojnë deri më 13 tetor. Por e ka kot. Amerikanët nuk nisin një krizë, pa pasur formulën si ta zgjidhin atë. Ndaj presioni i tyre po bën që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale Brenda korrikut. Dhe Meta e di se cilën dosje ajo do shqyrtojë të Parën.
Ja Sepse ai as nuk arriti të thotë nëse Basha do të merrte apo jo pjesë në këto “zgjedhje” të reja “të përgjithshme” sipas tij. Me ose pa Ramën kryeministër. Sepse Ai as nuk e di dhe as nuk e ka pyetur. Sepse s’ka më asnjë interes për këtë. Meta nuk po bën me lojën e Bashës. Thjesht po mundohet të shpëtojë veten e tij. Sepse ka kuptuar se do jetë pasoja e fundit e zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e kësaj krize kërkon një Shqipëri tjetër, jo një Ilir tjetër. Iliri është ky që kemi: “Burri i Monikës, dashnor i Republikës”. Ish tutori i Lulit dhe siç e theksoi jo pa qëllim “shoku i Doktorit”.
Ankth i madh duhet të jetë për dikë që ka shkaktuar gjithmonë kriza dhe ka përfituar prej tyre, të kuptojë se jo vetëm është përdorur në një krizë, por se mund të jetë pjesë e kostos për zgjidhjen e saj. Ndaj e shqetëson heshtja dy javore e Doktorit. Kërkon siguri nëse së paku Doktori është me të si gjithmonë në çdo moment të vështirë, apo edhe ai e ka kuptuar lojën dhe po përpiqet të ulë kostot e veta?
Ndaj i çoi dhe një mesazh të fundit, që ai të reagojë publikisht. Por Doktori hesht, e hesht sërish.
Kushedi, çfarë përgjigje mund të ketë… Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja! (Realstory.al)
Perfekte analiza, Usa Nr.1
More gazetar, pse merreni me pasojat, shkaku eshte ish presidenti yne. Basha nuk kerkoi fare anulim apo shtyrje zgjedhjesh. Likja si me i zgjuari, per ti hedhur benzine zjarrit doli e ndryshoi dekretin per daten e zgjedhjeve, pa asnje te drejte e kompeence per kete pune. Nderkombetaret mbrojten kushtetuten dhe ligjin, ndersa ish presidenti i ka shkelur ato me te dyja kembet. Pra kush eshte shkaktari i krizes, like hajduti apo nderkombetaret?
qenke i mencur Sokol, me fal por te dija pak si leshko, te lutem me fal. shkrim i zgjuar dhe direkt .
Politika perpara se te jete shah eshte prostitute.
Po mor Petrit. Shume dakord.
Por kete prostituten, varet kush e shkerdhen i pari.
Ne kete rast hyri dhe Luli ne radhe per te bere seks me kete prostitute, qe thua ti, dhe tani kerkon te martohet me te. Fundin ti e kupton vete.
Analiza me e perkryer qe kam lexuar dhe degjuar keto 6 muajt e fundit,Sokoli siku me ka lexuar trurin tim-te lumte.
Bravo KOL BALLA. Preçizion anglo-sakson absolut. Meta s’po kupton një gjë të fundit; Amerikanët do ti bëjnë Hallën/Xhajë apo Tezen/Dajë, së shpejti me kosto deri dhe me familje biologjike e politike. Këtë fat e pret dhe Sali Berishën dhe Lulzim Bashën e të tjerë që janë pas tyre. Do ketë pastrim On Generale, pa mëshirë e numër.
KOL BALLA JE GJIGAND……
FATEKEQESI QE KA SHUME PAK GAZETARE SI KOL BALLA…..
Mesoni o shpellare si behet gazetaria…..
Mesoni ko kok shtremta nga ky burre…..
Mesoni o malok……
Mesoni se gjithmone nuk eshte vone….
Me pelqeu…edhe pse ne disa pika eshte pak shume fantazioze. Great piece…me mire shkruan se sa drejton emision. Po hyn avash ne treshen e gazetareve me G te madhe.
Nuk e kuptoj kete analizen tende per Meten. Nuk behet dot Meta I forte me SHBAne sepse nuk ka ate pushtet qe kane diktatoret. Kete mund ta luante Enver Hoxha apo Ramis Alia..Saliu u per perpoq dhe nuk ia arriti. Ne Shqiperi pushteti eshte tek parlamenti. Shqipëria eshte Republike Parlamentare.
Ja pra , qe krisma nuk ka patur!!!
Super!
Plote me Meter eshte kjo Bote
Meti Metit s’i ngjane dot.
Respekt Kol Balla per serialin e shkrimeve te fundit !Nje pyetje kisha “mos e ke komshi Meron”,se jeni vetem Ju te dy gazetare te mirfillte perballe kazanit medioker mediatik!Edhe nje kerkese per sot te lutem ate rrypin konstitucionalist (keshilltarin e Metes )Arian Vasiari mos na i nxirre sonte se me te mund e duhet te komunikojne vetem ate te spitalit psikiatrik kuptohet dhe Meta!Ka mbaruar edhe ne Itali studimet ku ndoshta kjo eshte edhe zanafilla e rreshkitjes se trurit!Sa per Meten ai ka edhe nje shanc tjeter ne fakt ate qe deri diten e shtune ai te vetflijohet si Alende e ceremonine tia marre persiper Kili duke anolluar zgjedhjet ,per mua daten e dyte duhet ta kishte caktuar me 11 Shtator qe te perkujtonte edhe vetvrasjen e Alendes!
Te lumte Sokol BALLA,perfekt dhe i ben nder Tiranes e Tironcve me kete shkrim.
Super analize apo jo do duket ne fund, por mos mendoni se eshte e kolit, ai thjesht kryen porosine e ustallareve
Mund te kete shume arsye te vjetra e te reja qe kete loje t’a quajme krize , po ne fakt ne kete krize ARTIFICIALE me sa vihet re , ne krize eshte vete opozita , e pa qarte ne rrugen e saj , e frikesuar nga bemat e saj , krize mosbesimi brenda rradheve te saj , popullaritet apo mbeshtetje gjthnje e ne renje .
E gjithe kjo zhurme behet , per te shpetuar politikisht PARAARDHESIN DHE TRASHEGIMTARIN e SHQUP it , te sigurt ne nje humbje te rradhes !
Me zhurmen e madhe te VOTES TE LIRE , ne nje fare menyre i bene gropen vetes , ku historikisht dihen bemat e tyre , te pakten ne Shqiperi nga ana e shqiptareve , qe per fatin e keq te tyre jane dhe votues .
Per skenar filmi thriller holivudian nuk eshte keq kjo analiza e Balles. Per mua eshte nje fantazi e tij qe rrjedha e ngjarjeve te kete patze tamam ne kete rradhe zhvillimi… Mündet, por vertete te jete pikerisht keshtu? Detajet qe vertetojne kete teori te tij mungojne plotesisht – skema eshte tashme e njohur nga te gjithe ne pervec elementit amerikan, i cili doli tani si violine e pare ne kakofonine albaneze.
Sidoqofte, nje variant interesant…
E vetmja levizje e cartur e piratpresidentit per te shpetuar lekuren eshte shperndarja e parlamentit, pavaresisht se kjo bie ndesh me kushtetuten dhe me politiken amerikane! E rendesishme eshte qe te krijohet kaosi, si e vetmja rrugedalje. Dhe mos u cudisni, se ky lloj banditpresident eshte provuar per te tilla levizje.
Jepjani atij kellires, qenit besnik bythlepires Nikolle Leshi ta lexoj kete analize (nese e kupton). Respekte Kol Balla, analize perfekte.
Analize e mire por qe nuk nxjer koken e problemin rus ne Shqiperi. Sot koka e ketij problemin eshte opozita e mbledhur nga boshti serbo grek i interesave nen umbrellas e financier ruse ne Shqiperi. Maxhoranca akoma nuk ka nxjere hapur levizjen e krimbave te kesaj agjenturen dhe ketij boshti . E vetmja force qe e nxjer nga vorbulla e ketyre interesave eshte ShBA ne bashkepunim meudheheqjen Socialiste dhe intelektuale individe idealiste atdhetare.
Sokol Balla je perfekt. E ke idene kur e di dicka po sdi ta thuash. Pastaj del nje tjeter e thote dhe ti thua : tamam kete desha te thoja.
shkrim i goditur…
kjo nuk do të thotë që është krejt ashtu…
gjithsesi i goditur…
Basha del nga parlamenti. Amerikanet thone rri i qetë, ai i ve flaken vendit, Amerika thotë qetsohu. Meta leshon dekrete antikushtetues, Basha me shokë thonë vëllavrasje. Amerika thotë qetsohu. PD-LSI bejne më keq, Amerika i thërret në emër:pusho!
Fajin na e paska Amerika?
Të vetmit burra që nuk mbajnë përgjegjësi per veprimet e tyre, janë të sëmurët mendor. Edhe pijanecet mbajnë përgjegjësi. Dmth ti po thua që kemi ca kokrra idiotesh ne krye të shtetit dhe opozitës!
PO CJAN KETO KOMENTE GAZETARESG VARIKARESH
SOKRATE U DENUA DHE VDIQ
POR MUND TE KISHTE IKUR SE NUK PO MBAHEJ NE BURG ME HEKRA
POR SOKRATE I THA NDJEKESVE TE TIJ
,,NUK MUND TE IKI THA SOKTARET SEPSE KRIJOJ NJE PRECEDENT PER TE TJERET PAS MEJE.PRA KJO FRAZE DEMOKRACINE NE BOTE
PO GAZETARET TANE JANE DALLKAUKE,GAZETARE LESHI
PRECEDENTI QE FLASIN AMERIKANET E EUROPJANET ESHTE KY..
I PARI ESHTE ZOTI NE QIELL
I DYTI ESHTE PARLAMENTI,,DERI TANI NE SHQIPERI E KEMOI BERE LIGJET SIPAS QEFIT TE ILIRIT E SALIUT ,,MJAFTE ME FINE ,,,,RROFTE AMERIKA
Difekti i pakorigjueshëm i krizës është fakti se të gjithë aktorët e saj janë të kërcënueshëm nga Amerika sepse të korruptuar dhe pa asnjë integritet moral dhe civil. Në çdo vend të evropës ata do ishin në dorë të prokurorive dhe gjykatave kurse këtu janë ata që kamë në dorë prokuroritë. Shqipëri hesapi. E keqja dominon në çdo segment.
Bravo Sokol perfekte se nga ato emisionet vetem ti ke ngelur mundedisht mbaj panel me nivel jo si blendi apo eni vasili
Super analize. Do iki per lesh 4-shja aventuriere..,dhe me gjith zemer brohoras: SPAKU,SPAKU,SPAKUUUU..!
Burri Monikes dhe i Republikes! ????
Shume i qut ky s.balla !!!!
Per kete kazanxhi Populli Shqiptar nuk eshte gjekundi,,,,gjithkund per te jane e vendosin mamuthet e
30-viteve te fundit.
Eshte tejet e idhet per kazanxhinjte te dalin edhe ata nga thagma cerek-shekullore e plackitjes deri ne asht te Shqiperise e shqiptarve.
Ekselenca racionale e qendrimit te shqiptarve kundrejt cadres gabele,te krimit e turpit pa limit te “republikes se re” 90-ditore te 2017-es,,,dhe konfirmimi i ketij qendrimi europianist te shumices se cilesuar te shqiptarve kunder.depertimit te putinizmit ne Shqiperine tone,pergjate revolucionit te molotoveve,ne gjashte muajt e fundit,,,,u dha viston e plote nderkombetarve per kete smart -operacion te pastrimit te qelbit dhe malinjitetit te antishqiptarizmit te integruar.
E bekuar qofte Reforma qilizme ne Drejtesi,,e bekuar qofte pergjegjshmeria patriotike e shqiptarve,ne shumice te cilesuar,,,i bekuar qofte kontributi konstruktiv i nderkombetarve (qe prej 2016-es ) qe jane bindur plotesisht per europianizmin e Popullit Shqiptar.
Tung.
Artikull brilant. Urime artikullshkruesit