Mazhoranca e vendosur për shkarkimin e Metës: Ja çfarë do ndodhë pas 30 qershorit

27 Qershor 2019, 16:55Politika TEMA

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta po shkon drejt miratimit.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kjo pritet të ndodhë brenda këtij sesioni parlamentar.

I ftuar në Top Talk, ai theksoi se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën e për këtë do të vijohet me procedurën që do të sjellë edhe shkarkimin e Presidentit Meta.

“Ky President me këto çmenduri ka shkelur rëndë Kushtetutën, ashtu siç edhe ka identifikuar 55 deputetë që kanë nisur një procedurë për shkarkimin e këtij Presidenti. Kujtoj se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Kuvendi ka për të ngritur edhe Komisionin që do të hetojë shkeljet e Presidentit Meta dhe në fund të këtij procesi Kuvendi do të votojë edhe shkarkimin e Presidentit”, tha Balla.

3 komente në “Mazhoranca e vendosur për shkarkimin e Metës: Ja çfarë do ndodhë pas 30 qershorit”

  1. Klimax says:

    Nje president teresisht qesharak! Per problemin e zgjedhjeve, detyrimi i tij ishte te bente te pamunduren (si asnjeanes ne rolin e tij) per te ulur ne tavolinen e dialogut partite politike, te shmangte sa me shume konfliktet qe demtojne rendin dhe funksionimin e shtetit dhe asgje me teper!
    Anullimi i zgjedhjeve me arsyetimin e tij per tju shmangur nje “Lufte Civile”, ne realitet verteton te kunderten duke e futur vendin ne nje monopat te rrezikshem.
    A do te kenaqej opozita vetem me anullimin e zgjedhjeve dhe a do te qetesohej situata me pas? Sigurisht qe jo! Opozita nuk qetesohet pa marre pushtetin ne tavoline apo me “revolucion” apo “Lufte Civile”. Po pozita, 60-70% e popullsise qe jane mbeshtetesit e saj, cfare do benin? Do rinin duarkryq, do largoheshin nga vendi apo do mbronin shtetin, qeverine legjitime, voten e tyre?
    Kur situata eshte kaq e “rrezikshme”, si ka mundesi qe ky president del e deklaron nje date te re te zgjedhjeve? Cfare do te ndryshoj deri me 13 tetor? Cfare e “bindi” kete president se situatata ne vend eshte me se normale dhe vendosi tre dite para zgjedhjeve nje date te re, tre muaj me vone pa u frikesuar per “Luften Civile”, arsyen per te cilen anulloi zgjedhjet e 30 qershorit?

  2. MH says:

    Shkarkimin e Presidentit do ta quajme te kryer kur rojet tek porta e Presidences nuk do e lejojne te hyje brenda edhe nese ngrihet ne 5 te mengjezit.Dhe ti thuhet:Bace u krye.

  3. Don says:

    Une habitem me percaktimet e disave qe thone se Ilir Meta eshte inteligjent. Ky soj politikani ka bere kariere me te vjedhur dhe ne mungese te ligjit apo te zbatimit te tij. Ujrat qe ka notuar ky dhiari kane qene tamam per tipin hajdut te Ilir Metes. Me vendosjen e sistemit ligjor te reformes ne drejtesi ky lloj peshku nuk mbijeton dot dhe fundi i tij dihet. Burg dhe dorezimi i parave. Deklaratat e tij politike jane skandaloze dhe skane asgje te perbashket me ligjin. Ato jane te lexueshme te trasha dhe skane asnje gram inteligjence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje