Balla: 30 Qershori është dita kur vendos sovrani, do mbahet mend gjatë në histori

27 Qershor 2019, 14:57Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas fushatës së djeshme në qytetin e Elbasanit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto, ku ndër të tjera thotë se 30 qershori është dita kur vendos sovrani.

“30 Qershori është dita kur vendos sovrani.

Ky 30 qershor do mbahet mend gjatë sepse do të jenë një moment i rëndësishëm reference në historinë e forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Elbasani i traditës, i kulturës, i arsimit, i njerëzve të thjeshtë e të ndershëm dëshmoi edhe një herë qytetari dhe i dha mësimin e duhur atyre që në mënyrë të vazhdueshme hedhin baltë për ta bërë pis”- shkruan Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje