Presidenti me dy standarde: Meta nuk i “quan” zgjedhjet pa opozitën, po pa Ramën “quhen”?!

27 Qershor 2019, 13:37Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta me sa duket është drejt nxjerrjes së një dekreti të ri për zgjedhjet për pushtetin vendor, duke qëndruar në vendimin e tij për anulimin e 30 qershorit.

Deklarata e aleatit të Bashës, menjëherë pas takimit me kreun e shtetit pikërisht këtë fakt ka zbuluar.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK në emër të aleatëvetë vegjël opozitarë është shprehur se Meta nuk e njeh 30 qershorin dhe konsulta me krerët e partive politike që ka takuar ditën e sotme, është në kërkim të një date për zgjedhjet për pushtetin vendor.

Shehu ka shprehur qëndrimin e Metës, sipas të cilit zgjedhjet vendore duhet të bëhen para tetorit kur të jepet vendimi për hapjen e negociatave ose jo të Shqipërisë me BE.

Kreu i LZHK ka deklaruar se do të shkojnë menjëherë në selinë e PD ku është dhe Kryemadhi, Basha e aleatët e tjerë për të konsultuar datën e re të zgjedhjeve, dekretin e të cilit Meta pritet ta nxjerrë këto ditë, në mos deri në mbrëmjen e sotme.

Por Ilir Meta nuk është takuar me kreun e mazhorancës Edi Rama, krerët e partive të tjera politike që janë në fushatën zgjedhore, për të marrë një mendim për datën e re që mendon të dekretojë.

Rama e refuzoi takimin duke u shprehur se është i zënë me fushatën zgjedhore të 30 qershorit, dhe atë mund ta realizojë pasi të mbyllej procesi zgjedhor.

Kreu i shtetit e anuloi datën e zgjedhjeve vetëm sepse opozita i bojkotoi ato, pavarësisht se Kolegji Zgjedhor ia hodhi poshtë dekretin, pavarësisht se SHBA e BE mbështesin 30 qershorin.

Pra Meta argumentoi se zgjedhjet nuk “quhen” pasi nuk merr pjesë Basha, Kryemadhi dhe partitë e tjera politike të opozitës dhe për këtë qëllim anulohen.

Pavarësishty se datën 30 qershor në nëntor të vitit të kaluar, pas konsultimeve në Presidencë, e kishin kërkuar Basha, Kryemadhi dhe krerët e partive opozitare dhe PS s’ua kishte prishur.

Po tani që Rama dhe aleatët e tij në mazhorancë nuk janë dakord me një datë të re zgjedhore, por i qëndrojnë 30 qershorit, që e mbështesin dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, “quhen” zgjedhjet në një datë tjetër me kutin e Metës?!

Presidenti i Republikës po operon me dy standarde në situatën politike aktuale, duke e kthyer Presidencën nga institucion mbi palët, dukshëm dhe në mënyrë antikushtetuese në favor të njerës palë.

Rama e paralajmëroi një natë më parë se Meta mund të ndërmarrë një çmenduri tjetër më të madhe se dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

A është mënyra më e mirë injorimi?

PS e ka vendosur shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, duke paralajmëruar se asnjë dekret i tij s’mund të shkaktojë më shumë dëm se sa ka shkaktuar deri më tani./M.N

2 komente në “Presidenti me dy standarde: Meta nuk i “quan” zgjedhjet pa opozitën, po pa Ramën “quhen”?!”

  1. korkodili says:

    si n uk e njohin vendimin e kolegjit zgjedhor. Eshte gjykata me e larte e zgjedhjeve.
    Meta e njohu vendimin e gjykates kur ishte ne favor te tij, Thoshte 5 me 0. kurse tanu nuk e njeh .
    Cfar behet :
    Presidenti nuk njeh institucionet e shtetit shqiptar ,
    Po populli cfar duhet te bej?????

  2. korkodili says:

    si n uk e njohin vendimin e kolegjit zgjedhor qe dekretin e deklaron antikushtetues. Eshte gjykata me e larte e zgjedhjeve.
    Meta e njohu vendimin e gjykates kur ishte ne favor te tij, Thoshte 5 me 0. kurse tanu nuk e njeh .
    Cfar behet :
    Presidenti nuk njeh institucionet e shtetit shqiptar ,
    Po populli cfar duhet te bej?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje