Të përqëndruar te deklarimet me natyrë ekstra politike, pak ose aspak kanë rënë në sy e janë potencuar mediatikisht, edhe qëndrime të natyrës teologjike përgjatë këtyre muajve të krizës, qyshse opozita PD-LSI vendosi të djegë mandatet në emër të një revolucioni demokratik.
Eshtë pikërisht gruaja në krye të LSI-së, njëherësh bashkëshortja e themeluesit të konstelacionit politik tregërmësh, Ilir Meta, sot dhe president, znj.Monika Kryemadhi, e cila po shfaqet edhe si “e pagëzuar” në llogoren politike.
Aksioni i saj politik krah Bashës, pozicionimi si lidere opozite, është bashkëshoqëruar dhe nga theksimi prej saj i statusit fetar.
“Jam besimtare katolike. Nuk besoj në fall, besoj në Zot. Mendoj se Zoti ka shkuar fatin e secilit prej nesh. Rama nuk beson në Zot. Beson në elementë të tillë dhe mendon se të gjithë shikojnë fall”, ka qenë ky një prej deklarimeve me natyrë teo-politike e znj. Kryemadhi, e cila duhet thënë se rrjedh nga një familje me identitet musliman.
Kryemadhi, ose ndryshe Kryemëdhenjtë, janë një prej fiseve të fshatit Grevë në Dibër, pa ndonjë pikëprekje me katoliçizmin, siç Lura në kufi me Mirditën. Vetëm 3 km në distancë nga Peshkopia, Greva është njohur si fshati me nivelin më të lartë të shkollimit ndër banorë në Dibër, e po ashtu dhe me standart të lartë social, ku në krye qëndrojnë Fida-jt si fis, e më poshtë, ata nga rrjedh Monika, ku veç mbiemrit të saj kontravers, fshati ofron dhe dy të tjerë sosh, Baruti dhe Difeku.
Ajo nuk e ka theksuar ndonjëherë identitetin e saj musliman, siç dhe atë krahinor, ndryshe nga Iliri që Skraparin dhe bektashizimin e tij i ka potencuar si linja identitare.
Dhe vijmë pra te shpërfaqja prej saj e besimit, atij katolik, duke iu bashkangjitur dy rasteve të tjera të ngjashme të emrave të njohur në jetën publike, Ledi Shamku-Shkreli e Mesila Doda, kjo e dyta gjithashtu me origjinë dibrane.
Por nëse te nj. Shamku-Shkreli e ajo Doda, ekziston një arsye jo-okulte e përzgjedhjes së tyre fetare, e që është arsimimi i tyre në Itali në fillim të ’90-ës në shkolla katolike, nuk është e qartë se ku e kur u pikëtakua znj. Kryemadhi me katoliçizmin e ç’e joshi prej tij. Edhe Rama që e ka shpallur veten zyrtarisht si katolik – por që në pas-skenë preferon më tepër të lëçisë Kur’anin e misionin e Muhamedit – e ka një arsye tejet racionale: është rritur nga gjyshja katolike.
Ndërkohë, është tejet interesante të vihet re se znj. Kryemadhi vjen dhe e potencon fort statusin e vet fetar bash në kohën e protagonizmit të saj të shfrenuar politik.
Në më pak se 30 vite prezencë si emër në të, kurrë me ndonjë post të lartë, partiak apo shtetëror, periferike në rol e impakt politik, e mbajtur në jetë – atë politike – më tepër nga të qënit gruaja e një burri me fuqi e protagonizëm politik si Ilir Meta, ç’prej një viti ajo po tenton të bëjë Zhan D’ark-ën e opozitarizmit. Por, me mungesën e theksuar të një virtytshmërie politike, të një aftësie ligjëruese, të një pasurie mendimi, të një fisnikërie në sjellje publike – gjë që s’mund ta ketë as ajo e as Meta për shkak të një origjine sociale me tipare plebeje – znj.
Kryemadhi po i mëshon fort një eleonorizimi – kujtoni Urdhërin fetar Eleonorë, me këtë të fundit që e mbylli jetën tragjikisht duke ia këputur vetes – teksa e ka bërë pjesë bazë të deklarimeve të saj faktin e të qënit rob i Zotit, ndonjëherë duke u vetëshpallur dhe si “e dërguara” e tij për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku ediramist, pra i një sivëllai të tij fetar.
“Unë nuk kam frikë as nga drejtësia shqiptare, as ajo amerikane, dhe as europiane. Unë kam frikë nga Zoti, pasi i shërbej atij dhe jam shërbëtore e Zotit”, është një tjetër deklaratë e saj, ndër dhjetra pra si besimtare katolike me tendencë afirmimi. Dhe e gjitha brenda një konteksti politik, pasi i gjithë ky proces pagëzimi jo-ritualistik, ndodh në kohë krize.
“I bëj thirrjes Lleshajt si praktikant i kishës katolike që beson në Zot, të veprojë ndaj këtyre kriminelëve që dhunojnë fëmijët e shqiptarëve”, është një tjetër deklarim i znj. Kryemadhi, duke goditur kundërshtarët politikë me litarin e këmbanores.
Dhe ta mendosh pra: është një pagëzim në fenë e Edi Ramës e Sandër Lleshajt!(Tesheshi)
Kush eshte ky gazetaruc IDIOT dhe INJORANT!?
E para feja nuk eshte nje gje e dhene por e zgjedhur, pra qe do te thote se dikush nuk lind me fe te percaktuar, por e zgjedh vete nese beson apo te cila fe do behet pjese. Koha kur feja ishte e detyrueshme, ka shekuj qe ka mbaruar! Askush nuk lind ateist, katolik,orthodhoks,mysliman,bektashi,protestant,budist,… Sot cdokush ka mundesine dhe te drejten te besoje apo jo, ti perkase nje feje apo nje tjetre, apo anjeres!!!
E dyta cdo shqiptar, nga cdo krahine shqiptare ne cdo ane e ne cdo kend, ka nje prejardhje kristiane. Kjo pasi eshte 1000% e sigurte nga pikepamja historike, se te gjithe shqiptaret pa perjashtim kane nje tradite familjare kristiane per rreth 2000 vjet. Traditat myslimane ne nje pjese te shqiptareve kane diku te 300-350 vjet te ardhura, pasi kjo eshte koha historike kur u perhap nder shqiptare islami. Ti percaktosh tjetrit sot se ke kete apo ate tradite fetare, eshte njesoj sikur ti thuash ke veshur kete apo ate bluze me bojna ?
eeeeeeeej….ti….
Më duket se të lexoi shkrimi,se ti s’more vesh gjë.
Lexoje dhe njëherë dhe po nuk e kuptove prap më thuaj të ta shkërmoq popullorçe.
Besimi fetar eshte ceshtje zgjedhjeje dhe jo trashegimie. Fundja te gjithe shqiptaret kristian ishim para 500vjetesh. Feja eshte si futbolli babai mund te jete me dinamon ndersa i biri me partizanin. Pavresisht kusureve qe ka Mona nuk ka asgje te keqe qe deklaron besimin qe ndjen. Problemi me ne shqiptaret eshte se 90% e jona nuk ja ndjen fare per fene dhe e perdorim veten ne varesi te interesave personale e politike. Ketu hyjne te gjithe politikanet tane pa perjashim.
Monika nuk bedon ne Zot
Ajo beson ne djallin dhe i sherben atij me devotshmeri.
Do kete kohe te meditoje per keto gjana ne Reç
Meta gjeloz me shume seriozitet e vemendje ndjek reagimet e Rame nga provokimet e buzqeshjeve te Mones.I ka politika keto.
AHHAHAHAH PO DHIHEM TU QESH
PSE? FEJA KATOLIKE E “KESHILLON” MONIKEN TE VJEDHI PASURI E PRONA?
kjo eshte metoda e politikaneve shqiptar qe nuk as fe as bese dhe perdorin fene qe te tallin me njerezit
Feja muslimane te pareve te monikes nuk keshillon te vjedhesh pasurin e tjetrit. (xhehenemi per keto eshte shum afer)