Nga Altin Ketro
Më datë 11 qershor 2012, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me 73 vota si president të Shqipërisë, zotin Bujar Nishani. Kandidatura e tij ishte e vetmja në garë. Votimi u krye i fshehtë dhe vetëm me votat e mazhorancës PD-LSI, kurse opozita socialiste e bojkotoi procesin e votimit. Zgjedhja e zotit Nishani u quajt e ligjshme dhe demokratike. Nuk e diskutua për asnjë çast që mungesa e një kandidature alternative nga opozita apo mungesa e votave të saj, ta konsideronin procesin si monist.
Më datë 28 prill 2017, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me 87 vota si president të Shqipërisë, zotin Ilir Meta. Kandidatura e tij ishte e vetmja në garë. Votimi u krye i fshehtë dhe vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI, kurse opozita demokrate e bojkotoi procesin e votimit. Zgjedhja e zotit Meta u quajt e ligjshme dhe demokratike. Nuk e diskutua për asnjë çast që mungesa e një kandidature alternative nga opozita apo mungesa e votave të saj, ta konsideronin procesin si monist.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, opozitës socialiste nuk iu pamundësua ofrimi i një kandidature. Ishte zgjedhja e saj e lirë që të mos paraqitej me kandidat alternativ, duke i njohur të drejtën Partisë Demokratike për ta bërë këtë gjë.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, opozitës demokratike nuk iu pamundësua ofrimi i një kandidature. Ishte zgjedhja e saj e lirë që të mos paraqitej me kandidat alternativ, duke i njohur të drejtën LSI-së për ta bërë këtë gjë.
Në të dyja rastet Kuvendi i Shqipërisë votoi një kandidaturë dhe nëpërmjet këtij votimi zgjodhi presidentin. Pra, votoi një kandidat të vetëm në garë dhe zgjodhi kandidatin e vetëm në garë. Të dy presidentët u konsideruan të zgjedhur, jo thjesht të votuar. Komisioni i votimit në të dyja rastet ka qenë me përbërje nga vetëm palët që kishin kandidatin në garë. Për të dyja rastet e votimit dhe të zgjedhjes, fituesit presidencial janë njohur si të ligjshëm nga palët që nuk morën pjesë në votim a numërim.
Ashtu sikurse Kushtetuta nuk e ndalon zgjedhjen e presidentit kur ka vetëm një kandidat në garë, po ashtu ajo nuk ka parashikuar asnjë pengesë kur në zgjedhjet vendore paraqitet vetëm një kandidat. Ligjvënësi enkas nuk e ka parashikuar një pengesë të tillë pasi ka qenë i ndërgjegjshëm që kjo do të shkaktonte pengmarrje të procesit demokratik të zgjedhjeve nga palët që nuk duan të marrin pjesë në garë për shumë shkaqe, një prej të cilave mund të jetë parashikimi i tyre se nuk i fitojnë dot zgjedhjet.
Më 30 qershor 2019 janë caktuar me dekret të presidentit Ilir Meta që në Shqipëri do zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Partia Demokratike dhe LSI-ja, pasi dorëzuan mandatet e përfaqësimit të popullit në Kuvend, vendosën demokratikisht, me vullnet të lirë të organeve të tyre statutore, të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.
Për të marrë pjesë në zgjedhje u tregua e interesuar Partia Socialiste, partia “Bindja Demokratike” dhe disa kandidatë të pavarur. Këto në rang kandidatësh për kryetar bashkie, sepse për këshilla bashkiakë janë në garë një dyzinë partish. Disa bashki kanë më shumë se një kandidat në garë, kurse në pjesën tjetër është vetëm një kandidat. Në të dyja rastet procesi është kushtetutshmërisht dhe ligjërish i drejtë. Po të mos ishte i drejtë, do të ishte parashikuar si i tillë në një nen të veçantë.
Shqipëria është e ndërtuar në baza ligjore. Si e tillë, ajo është e detyruar t’u përmbahet ligjeve të cilat janë votuar me dakordësinë e të dyja palëve, mazhorancë – opozitë. E fituar del ajo parti që mbështetet vetëm tek baza ligjore. Termat “monist” e “monizëm” të përdorur nga opozita jashtë parlamentare për ato bashki ku ka vetëm një kandidat në garë, nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe si të tilla nuk mund t’i ngresh në kauz politike.
Pjesëmarrja në zgjedhje hyn tek pjesët favorizuese të ligjit. Vetpërjashtimi politik hyn tek pjesët penalizuese të tij. Çdokush sot është i lirë ta zgjedhë vetë rrugën që do të ndjekë. Kush është bërë pishman, duhet të vuajë kostot që rrjedhin prej vendimmarrjes së gabuar. Megjithatë, e kanë një mundësi për të zënë mend. Dy vjet kalojnë shpejt.
Pas 2 vjetesh kjo PeDe nuk do ekzistoje!
Shyqyr me ne fund, se shpetuam!!!
Po zgjedhja e presidentit behet me nje numer minimal votash more Altin. dmth qe nqs nuk ke shumice votash nuk e zgjedh presidentin edhe pse vetem nje kandidature. Po ne zgjedhjet lokale mjafton qe ai kandidati i vetem te votoje per veten e vet dhe shpallet fitues edhe sikur mos te votoje asnje tjete. Nqs do duhej te kishte te pakten 50% +1 te votave si presidenti atehere nuk do kishim ndonjehere kryetar bashkie ne asnje bashki. Prandaj mos na merr shembuj budallaqe per te na mbushur mendjen qe ke te drejte e qe fajin e kane ata qe nuk marrin pjese. Se fundi i fundit nje mut jane se 30 vjet ne pushtet bashke kane qene e na tregojne perralla sic po ben edhe ti. Kur do e ngrini nievelin e retorikes se jeni per te ardhur keq qe te gjithe e nuk e kuptoni.
Z.Ketro nuk te njoh kush je por kjo pak rendesi ka. Eshte mbushur plot e per plot gazeta tema me artikuj qe duan ti mbushin mendjen lexuesve qe duhet votuar se votimet jane demokratike etj etj etj ndoshta dhe perralla te tjera si kjo. Ato qe thote PS me Ramen jane te sakta ndryshimi i dates jo kushtetuese,djegja e mandateve etj etj. Ato qe thote opozita PD jane te sakta, cfare do zgjedhesh ti nqs kundershtari nuk eshte. Do kemi zgjedhje 100% ose mbi 90 % PS tamam si ne kohen e “DULLES” dmth diktatures. Dhe keshtu formalisht keshtu jemi lare. SHBA OK BE OK zgjedhje demokratike dhe problemi u zgjidh. Po ku qendron HILEJA e madhe qe klasa politike shqiptare ka bere kundrejt popullit shqiptar. Per 30 vjet gjoja demokraci kjo klase poltike e bastarduar e prodhuar nga ky popul dmth “Made in Albania” nuk ka bere gje tjeter vecse nje lufte midis bandave/klaneve politike per te marre pushtetin duke genjyer ne menyre te hapur populli se jemi ne demokraci. Ardhja ne pushtet siguron privilegje dhe pasuri pa diskutim. Te gjithe shqiptaret qe futen ne politike pa dallim feje krahine nuk po them ideje se shqiptari ka nje te vetme “para dhe pasurim me cfardo lloj menyre” nuk ju hap barku per Shqiperine per ti sherbyer asaj,por thjesht per interesa personale. Ne keto kondita eshte shume e veshtire qe Shqiperia te gjeneroje nje klase politike te ndershme(o zot sa fjale e madhe). Hidhi nje sy shqiptareve kudo qe jane ne ballkan , jane bere te famshem per droge,krim dhe korrupsion. Nuk jemi bere te fmashem per inxhiniera,profesore,doktore apo shkncetare qe punojne per te miren e njerzimit. Popull i vogel jemi e s’do mend qe s’kemi “takat” por ama per droge dhe krime nuk ja pertojme.Duhet thene qe dhe keto pune kerkojne nje fare “talenti” i cili ne kete rat nuk na mungon.
Prondaj o Z. Altin mjaft u lodhet duke shkruar artikuj per te na mbushur mendjen se PS ka te drejte dhe PD s’ka te drejte. Kjo klase politikanesh PS-PD-LSI-etj me vjen neveri ti permend me emra, me vjen neveri per meten president, me vjen neveri per bashen genjeshtar me keq se femijet e vegjel,neveri per berishen qe e filloi dhe e mbaroi degradimin e Shqiperise,neveri per Ramen mendjemadh,megalloman,genjeshtar etje tj.
Prandaj beni nje lutje per nderkombetaret vecanerisht SHBA qe megjithe interesat e tyre ne rajon ta shpetojne Shqiperine nga keta shqiptare bastarde, Mire apo keq vetem te huajt e shpetojne Shqiperine sepse kete vend nder shekuj shqiptaret vete e kane masakruar.
Shume i sakte, ndersa per shqiptarin e masakruar, ndjej vetem keqardhje, pasi i eshte mohuar e drejta per te zgjedhur…… Po mire more trim kush ta hoqi kete te drejte per te zgjedhur, pse nuk i kerkon llogari lulushit kllounit te cirkut, hiqeni se me te nuk do te kesh asnje here te drejt per zgjedhur, ore…..
Shume i sakte, ndersa per shqiptarin e masakruar, ndjej vetem keqardhje, pasi i eshte mohuar e drejta per te zgjedhur…… Po mire more trim kush ta hoqi kete te drejte per te zgjedhur, pse nuk i kerkon llogari lulushit kllounit te cirkut, hiqeni se me te nuk do te kesh asnje here te drejt per zgjedhur, ore….. Trap, si trapet e tjere ceka, jaret, lubovicet, bushkat, mushkat e tjere qe nuk jeni pak tung