Monika Kryemadhi ka “bojkotuar” të shoqin, i cili, përveç Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, i kishte dërguar një ftesë edhe LSI-së për të diskutuar për krizën politike.
Por, ndryshe nga Lulzim Basha, që ka shkuar në takim që në mëngjes, Monika Kryemadhi nuk ka denjuar t’i shkojë në zyrë Metës.
Ajo ka dërguar mëkëmbësin e saj, Petrit Vasili.
Vasili mbajti edhe postin e kryetarit të LSI-së gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, e cila në terren u drejtua nga Ilir Meta, ndonëse ky i fundit ishte votuar në Parlament si president i Republikës.
Më pas kuptohet drejtimin e LSI-së e mori Monika, dhe kushedi, pas 30 qershorit, në krye të LSI-së mund të rikthehet vetë Ilir Meta.
Edhe pse, sipas Monikës, nuk do e ketë të lehtë, pasi ajo nuk ia lëshon vendin pa votime.(TemA)
Nuk e “bojkotoi ” por nuk kishin ç’të thoshin më.Ata tërë natën pa gjumë ishin ,janë në hall të madh për ne popullin fukara…
Hahahha e ka perzene qe mesnate, i tha ik qe ne 5 . 00 ne zyre , mos me rri me ktu , o fshatar
Mona mire ja ke bere se te dy jane te baraz vleveshem.