SHBA: Shqipëria do mbajë zgjedhje më 30 qershor, shqetësim për dhunë para votimit dhe gjatë numërimit të votave (Meta dhe Basha thonë s’ka zgjedhje)

27 Qershor 2019, 11:14Politika TEMA

Në një kohë kur presidenti dhe opozita thotë se nuk do të këtë zgjedhje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaron prerazi se Shqipëria do mbajë zgjedhje më 30 qershor 

Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve amerikanë, ambasada i njofton ata për procesin zgjedhor të së dielës. 

“Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki më 30 qershor 2019. 

 Ngjarja: Zgjedhjet komunale në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30 qershor 2019. Votimi është planifikuar që nga ora 7:00. deri në orën 7:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo komunë shqiptare

Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”-thuhet në njoftim. 

Ndër të tjera, këshillohen shtetasit amerikanë të shmangin zonat ku mund të ketë konflikte. 

“Jini vigjilentë rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore. 

Shmangni çdo zonë që ka shenja të dhunës.

 Monitoroni mediat lokale për të qenë të përditësuar me zhvillimet”. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje