Rama: Selia e opozitës rrugore është Presidenca. Qeshni me Salvator Haxhi Qametën

27 Qershor 2019, 13:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaron se selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës.

Në një postim në Twitter teksa komenton takimet e Metës me partitë opozitare, Rama me ironi shprehet se “udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qameta”.

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike??‍♂

Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën?”- shkruan Rama në Twitter. (TemA)

2 komente në “Rama: Selia e opozitës rrugore është Presidenca. Qeshni me Salvator Haxhi Qametën”

  1. xyz says:

    Po qeshim edhe me shakatë e kripura të Duçes

  2. Parlamenti duhet Urgjentisht sot pasdite te shkarkoje, edhe pse mungon korumi i Gjykates Kushtetuese, per shkelje flagrante te Ligjit dhe kushtetutes. Te shkarkoje pa asnje diskutim te gjate mostren e fundit te Sulo Gradecit (Sigurimit te Shtetit ne radhet e Rinise) nga Presidenca. Cdo ore qe kalon eshte ne te keqen me te madhe te Popullit dhe Vendit. Ky monster i doli perfundimisht kundra Perendimit, sidomos SHBA, aleatit tone me te madh historik, strategjik e jetik. Kjo e ketij Presidenti nuk ka ndodhur ne asnje vend te Botes, qofshin dhe shtete Afrikane ne konflikte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje