KiE përgënjeshtron Bashën për zgjedhjet e 30 qershorit: Kemi OSBE-ODIHR në Shqipëri, që janë në terren tashmë

27 Qershor 2019, 13:57Politika TEMA

Këshilli i Europës ka reaguar pas lajmeve të një ditë më parë, se ka tërhequr vëzhguesit që do të vinin në Shqipëri për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me anë të një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të Europës, shprehet se:

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Kjo deklaratë përgënjeshtron kështu Lulzim Bashën, që doli një ditë më parë e tha se Këshilli i Europës nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, pasi nuk ka dërguar vëzhgues.(TemA)

https://www.coe.int/en/web/portal/-/statement-of-the-spokesperson-on-the-situation-ahead-of-local-elections-in-albania?fbclid=IwAR0jLE_EO-OH7AU42rwbAWsooZD6aQTFB_pev9A3MCtx1VORKgS79nGxC1w

6 komente në “KiE përgënjeshtron Bashën për zgjedhjet e 30 qershorit: Kemi OSBE-ODIHR në Shqipëri, që janë në terren tashmë”

  1. Emigrante says:

    Po ky spitulla si do behe ta pergenjeshtrohe prape. Nuk shihet sidomos kur hap gojen e flet vec brockulla. Me vhen keq qe svotoj dot.Se sme trem dot kush po te isha ne ate vend. Por per voten tone nuk rane dakort

  2. Kozmos says:

    QE TE KUPTOJNE TE GJITHE DEMOKRATET ,SE KUSH ESHTE BASHA . AI GENJEN DHE PER NDERKOMBETARET , SA PER POPULLIN ZHELE QE ESHTE , GENJEN SA HERE QE HAP GOJEN . MOS MENDONI SE KETE HERE I DOLI BOJA , I KA DALE ME KOHE , POR QENDRON NGA ANALFABETET QE KA RRETH VETES .GJITHESESI FUNDI DO TI VIJ SHPEJT .

  3. Lenci says:

    Jo! Bashanuk genjeu. Per here te pare e 30 vjetet e fundit, KiE nuk do vezhgoje zgjedhjet ne nje vend ish lindor. Kete nuk mund ta kuptojne dhe ta pranojne komentuesit e paguar nga Rama. Po shpejt nuk do paguhen nga tassati tona. Jane mbi 500 vete!

  4. Franci says:

    A akoma ndonje gazetar me integritet ne shqiperi qe ta pyese kete genjeshtar profesionist se perse i genjeu ne konference shtypi qe Kie nuk i njeh zgjedhjet .Sa kohe do vazhdoje ky mashtrues te tallet me gazetaret.

  5. Drejtesi says:

    Mr te papergjegjshem se Basha nuk besoj se fjen tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje