FOTOT: Mbyllja e fushatës elektorale në Vlorë, parashikohet pjesëmarrja e 10 mijë qytetarëve

28 Qershor 2019, 15:58Politika TEMA
FOTOT: Mbyllja e fushatës elektorale në Vlorë, parashikohet

Partia Socialiste ka zgjedhur Vlorën për mitingun përmbyllës të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga Vlora raporton se shtabi elektoral në fillim të Lungomares është duke vendosur 10.000 karrige.

Synohet një miting përmbyllës elektoral shumë herë më i madh krahasuar me atë të 2017 tës zhvilluar po në këtë qytet.

Vlora është në garë edhe me Elbasanin e Fierin ku janë organizuar mitingje elektorale me një pjesëmarrje të lartë.Ky miting përmbyllës do të nisë në ora 20:00.

Mesazhet e krye socialistit Rama pritet të jenë të njëjta si ato gjatë fushatës elektorale, por me një theks të veçantë tek ftesa për pjesëmarrje.

Në Vlorë socialistët kandidojnë për një mandat të dytë Dritan Lelin përballë të cilit është Valbona Mezi e Bindjes Demokratike.

Mësohet se dega lokale e PD është duke u përgatitur për një anti-miting jo shumë larg perimetrit ku socialistët do të zhvillojnë mbylljen e fushatës së tyre, një fushatë e paprecedentë pas bojkotit të këtyre zgjedhjeve nga PD dhe LSI.

Pavarësisht këtij fakti socialistët për 30 ditë e zhvilluan fushatën e tyre elektorale në të gjithë vendin. Nuk munguan incidentet si pasojë e anti-mitingjeve të mbështetësve të opozitës në disa qytete ku kryeministri shkoi për fushatë.

E premtja me mitingun përmbyllës në Vlorë nis edhe numërimin mbrapsht për socialistët drejt te dielës ku shqiptarët kanë ftuar të zgjedhin qeverisjen e re lokale për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë në edicionin e lajmeve të orës 15:00 i intervistuar nga Top Channel kandidati i PS për Vlorën, Dritan Leli tha: ” Këtu sot nuk do të jenë 10 mijë njerëz, por shumë më tepër sepse vlonjatët dinë të jenë mirënjohës, të respektojnë ligjin dhe kushtetutën”.

I pyetur se çfarë do realizojë ai në 4 vitet e ardhshme për Vlorën, Leli u përgjigj: Në 4 vitet e ardhshme ka projekte të tjera që i kemi vendosur. Ajo që u kam treguar qytetarëve, është se çdo punë që kemi arritur janë garancia që në 4 vitet që do të vijnë. Do të bëjmë punë më të mira për Vlorën. Me investimet e reja do të bëjmë punë më të mira për komunitetin, por dhe për ata që do të vizitojnë Vlorën”.

3 komente në “FOTOT: Mbyllja e fushatës elektorale në Vlorë, parashikohet pjesëmarrja e 10 mijë qytetarëve”

  1. Dardan says:

    Rrofte Vlora e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise nga Perandoria Osmane; Vlora e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare kunder pushtuesve nazifashiste; Vlora e rrezimit te bajraktarit gjakatar Sali Berisha; Vlora e mbrojtjes se vlerave te Demokracise!

  2. o edi rama , vlora seshte vetem bulevard says:

    o leli pse si prishe ndertimet pa leje perballe ambulances dhe kopshit qe na kane zene frymen. ky eshte korupsion ne vlore , tjetri sna lejon te vendosim antenat ne tarace , , ku doti shikojme ngjerjet kur sna lejohet te vendosim antenen ne taracan e pallatit. skandal i madh qe ne 2019 lejohen te behen pronare te taracave te pallatit.

  3. dritan leli says:

    Dritan Leli qe thoni ju, ska lene me pa sakatuar qytetin e vlores, kuptohet me aq sa i la ne dore Rama. Pasi punet e medha publike i drejtonte Rama personalisht, keshtu qe Leli luajti me lejet e ndertimit qe i kamuflonte si rikonstruksione. Po te auditohet sistemi i urbanistikes do shikohet qe ka me qindra leje rikonstruksioni qe rikonstruktojne ndertime perdhese ne pallate 5 katshe me kat nen toke. Ky eshte Dritan Leli, qe pretendon se ka nje PhD nga LaSapienza ne Rome ne vitin 2014 po qe nuk rezulton fare ne sistemin IRIS te universitetit te Romes. Ka depozituar qe thoni ju nje manuskript ne tirane, me relator Prof. Roberto Passariello, i cili ka nderruar jete ne 11 gusht 2013, nje vit para se te “diplomohej” ky Leli. Te vazhdojme ration, ngrihen shume pyetje te tjera, po kaq mjafton te merret vesh ca lloj pacavurje eshte dhe Dritan Leli PhD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje