“PD rrezikon klasifikimin si organizatë konspirative anti-SHBA”

28 Qershor 2019, 15:32Politika TEMA

Sulmet në KZAZ-në nr. 6 në Bushat të Shkodrës, si dhe aktet e tjera të dhunës të ndërmarra nga militantë të PD-së, kanë bërë që PD të rrezikojë të klasifikohet si organizatë konspirative anti-SHBA-së.

Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare që pohojnë në mënyrë konfidenciale për Realstory.al se ngjarjet e ditës së enjte, siç ishte dekreti i ri i Metës për datën 13 tetor për zgjedhjet; dhe dhuna në KZAZ-në e Bushatit, kanë ashpërsuar qëndrimin e ndërkombëtarëve.

“Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht dhe do t’u kërkojmë partnerëve që të trajtohen si organizata konspirative kundër  SHBA”, citohen diplomatë të huaj në Tiranë, pas kontakteve zyrtare me homologët e tyre amerikanë në Shqipëri.

Pritet që edhe zv. mdihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matheë Palmer të thotë pasditen e së premtes në një intervistë për Zërin e Amerikës në orën 18:00 se “SHBA do të ndëpresë marrëdhëniet me të gjitha ata që pengojnë zgjedhjet në Shqipëri”.

Një mesazh i qartë ky për qëndrimin e opozitës, por edhe të presidentit Meta.

Një ditë më herët Palmer tha qartë se SHBA njeh zgjedhjet e 30 qershorit duke rrëzuar në këtë mënyrë dekretin e ri të Metës për zgjedhje në 13 tetor.

I gjithë faktori ndërkombëtar njëzëri kanë mbështetur qeverinë për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe për të zhvilluar zgjedhjet të dielën e 30 qershorit.

Madje ata kanë bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës duke vënë theksin se përgjegjësi do të mbajnë drejtuesit e  partive politike që do të pengojnë zgjedhjet, pra drejtuesit e opozitës.

1 komente në ““PD rrezikon klasifikimin si organizatë konspirative anti-SHBA””

  1. american16al says:

    Mos u habisni mostra te tipit Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi e qorra te tjere qe u shkojne pas punojne vetem me ata qe mbeshtesin rrugen e tyre te tradhetise dhe anarkise se vendit.
    Por do t’a paguajne per te gjitha cfare kane dhe bejne kunder deshires se shqipetareve te ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje