Pengimi i zgjedhjeve, Rama paralajmëron kryebashkiakët e PD: Mos merrni veten në qafë, duke u kthyer në të pandehur

28 Qershor 2019, 13:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëron kryebashkiakët e djathtë që të ndalin sulmet ndaj KZAZ-ve, pasi sipas tij do marrin veten në qafë, duke u kthyer në të pandehur.

“Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV.

Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë”, shkruan Rama në Tëitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje