Pavarësisht se opozita vendosi të braktisë zgjedhjet e 30 qershorit, interesi i mediave ndërkombëtare për to është i madh.
Disa media të rëndësishme si Reuters, ZDF, por dhe ato fqinje nga Maqedonia e Kosovë, kanë kërkuar nga KQZ që t’iu bëhet e mundur ndjekja dhe vëzhgimi i zgjedhjeve,
Ato do të jenë në Tiranë të dielën, për të raportuar ecurinë e procesit zgjedhor.
Dhe natyrisht, edhe incidentet e mundshme të paralajmëruara nga opozita.(TemA)