Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së djeshme të presidentit Ilir Meta, ku i kërkonte të reflektonte lidhur me datën e zgjedhjeve.
Gjatë një takimi në Himarë, Rama u shpreh:
“30 qershori jua kam thënë është të dielën dhe nuk e luan as topo dhe jo më ta luaj filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën.
Baba Xhikja që më kishte çuar dhe një letër mbrëmë, një letër dashurie që çuditërisht e çoi pasi u dogj KZAZ në Vaun e Dejës.
Dashuri me kod. ‘Reflekto Edi se e kupton çfarë po ndodh’.
Dhe kujtonte dhe Ramiz Alinë, i cili i shtyu zgjedhjet se e gjithë shqiptaria ishte në rrugë, e ngritur për të ndryshuar sistemin”, tha Rama.
Kodi i davincit alla Xhikia i dyte
Dashuri ne kohen e Kancerit te Lesh e Lise…