Dashuri me shikim të fundit, por në Tiranë janë të gjithë lakuriq

29 Qershor 2019, 18:38Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Halli i Ilir Metës, ndryshe nga sa e sulmojnë kritikët e tij dhe po aq ndryshe nga sa e duartrokasin mbështetësit e tij, nuk ndryshon shumë me hallin e tij të dy vjetëve më parë. Ai ka ndryshuar zyrën dhe mjetet, por marrëzia që ai tenton të zgjidhë e të ngatërrojë njëkohësisht duke qenë dhe vetë pjesë e saj, është identik si në 2017-ën. Edhe atëherë Meta sulej të bindte opozitën e Lulzim Bashës që të hynte në zgjedhje. Por Basha, me këmbëpërplasje në Bulevard dhe tone tenori në çadër, nuk hiqte dorë nga ultimatumin dramatik: Kurrë në zgjedhje me Edi Ramen!

Kur për shumë arsye, kryetari i PD-së futi partinë në qeverinë Rama, ai u armiqësua në skaj me vetë Metën. Nisi një stinë dashurie me Ramën, që si të gjitha dashuritë me shikim të fundit, u shndërrua shpejt në një urrejtje të madhe sepse nuk u celebrua me qeverinë e rradhës. Edhe këtë vit, me tre dekrete të njëpasnjëshëm me të njëjtin objekt, Meta, kësaj rradhe si President Republike, ende nuk e ka të qartë nëse Basha do të hyjë në zgjedhje dhe nuk është i sigurt nëse nuk do të duhet një dekret i katërt.

Kaq mjafton për të kuptuar skenën absurde ku luhet me të gjithë absurditetin e saj drama publike shqiptare, kjo telenovelë me skenar të dobët, regji të keqe, aktorë ku thërret qameti dhe spektatorë fatkeqë sa për t’ju dhimbsur edhe gurit.

Ndryshe nga gjithë bota e qytetëruar që zgjedhjet i përdor për të zgjidhur kriza, Shqipëria hyn në krizë sa herë që i duhet të bëjë zgjedhje.

Të gjithë, edhe maxhoranca, edhe opozita, janë bashkaksionerë të kësaj monstre që ka çmendur shqiptarët. Por me përqindje shumë të ndryshme. E majta dhe e djathta sillen si shkak-pasojë të njëra-tjetrës duke ndikuar tek njëra-tjetra dhe duke denatyruar rolin e njëra-tjetrës.

Në demokraci, qeverisja duhet të jetë normalisht problemi, por nga momenti që opozita u vetëpërjashtua nga sistemi, ajo vetë u shndërrua në një problem për t’u zgjidhur. Problemet zgjidhen me zgjedhje dhe këtë e thotë çdo manual fillestar i demokracisë, që periodicitetin e tyre e ka tabu të paprekshme. Por opozita i bojkoton edhe ato. Nga frika se do të vidhet vota. A thua se gjithë shpura socialiste e akuzuar për akte të tilla, nuk ka siamezët e saj identikë në PD, LSI apo PDIU, a thua se banditët mavi nuk kanë veshur e zhveshur sipas nevojës së tyre, fanelat e gjithë spektrit politik në vend, për turpin e të gjithë spektrit politik vendas dhe si një mëkat i shtrirë mbi të gjithë.

Kujt i duket se po luhet akti i parë i një drame të re në Tiranë, mjafton të rikujtojë deklaratat e socialistëve në dimrin e 2011-ës apo dhe të 2013-ës për të kuptuar se frikërat e Bashës sot janë identike me ato të Ramës dje, se makthet e Palokës për votën nuk ndryshojnë nga ato të Taulantit për votimin, se alarmet e Flamurit nuk kanë diferencë nga ankthet e Pandit të ish-opozitës, e kështu me rradhë, kur secila Albanë, Joridë e Gridë nga një anë, ka Elisën, Blerinën apo Likën e anës tjetër.

Eshtë Shqipëria e sotme një diktaturë nën Edi Ramën apo ka qenë e tillë dje me Sali Berishën? Vështirë të thuhet një gjë e tillë sa kohë që “diktatori” i rradhës lutet për votim dhe vetë opozita tenton të shmangë votimin. Normalisht duhet të ishte e kundërta, por në rendin e gjithë ngjarjeve të kthyera kokëpërmbys në Shqipëri, edhe ky është një detaj më shumë që plotëson puzzle-n qesharak të absurdit të madh. Ndaj të gjithë në Tiranë, që nxitojnë të meren me pasojën, e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se cili është shkaku real i krizave të paprera politike në vend. Që të kuptohet një gjë e tillë, nuk duhet shumë mençuri.

Duhet vetëm pak pafajësi fëmije që të kuptohet se agallarët meskinë dhe bejleruçinat provincialë të politikës shqiptare janë tëresisht lakuriq. Njëlloj si në përrallën e famshme të Andersenit. Por me një ndryshim fatal: përrallat kanë zakonisht fund të lumtur dhe të mirët fitojnë gjithmonë. Në realitetin shqiptar, të paktën deri më tani, të këqinjtë, hipokritët naivë dhe budallenjtë e padobishëm, horrat e rrugës që tentojnë të sillen si zotërinj në zyra dhe zotërinjtë që sillen me rregulla rruge janë ngjitur lart dhe kanë mbetur lart duke i zgjatur jetën njëri-tjetrit. Qoftë kur betohen për luftë, qoftë kur vendosin të bëjnë paqe me njëri-tjetrin.

10 komente në “Dashuri me shikim të fundit, por në Tiranë janë të gjithë lakuriq”

  1. vangjeli i ilirit says:

    Si gjithemone je nje analist,kaqe i politizuar,dhe kaqe ileqar,sa se ke shokun.Problemet ja bejne Myyyyyyyyy
    Ilir Meta,Saliu ,Mona dhe 6 palacot e parickave te vogla,te dirigjuar, nga Ruset,thuren planin per nje lufte civile,per te rezuar Reformen ne Drejtesi
    per te sabotuar futjen e shqiperise ne Bashkimin Europjan..dhe per te krijuar gjakderdhje..Kete skenar ja u plasi ne duar Edi Rama, SHBA?dhe Europa.Tani e tutje te mbani sehir cdo te ndodhe.Ne kete skenar moren pjese mjaft analiste e gazetare..qe dhe keta do pergjigjen pa tjeter.midis tyre edhe shokuVangjel ,mik i Ilir Metes.I vetmi Gazetar qe analizoj situatat me vertetesi dhe ju cori Maskat isht Mero Baze.

  2. Realisti says:

    ZOTI LORENC PO GJYKON E SHKRUAN SI E EME E ZEQOS NE MAJE TE THANES.
    QENDRIMI NDAJ VOTES SE LIRE NGA PS KA QENE GJITHMONE KORREKT.
    …PS NUK KA QENE E ZONJA TE MBRONTE VOTET E VETA. SE I VIDHTE PD.
    …LSI U BE ME MAKUTE SE PD PER VJEDHJE E BLERJE VOTE.
    KONKLUZIONI YT …TE GJITHE NJELLOJ…LAKURIQ …ME E PAKTA I PASAKT…ME SE SHUMTI I PAQARTE.
    ….ABSOLUTISHT HILEQAR …DEMTON AMBJENTIN POLITIK.
    …TI RRESHTOHESH SI NJERI ANTIKOMBETAR.

    1. Ermal Berati says:

      Je realist sic ke dhe pseudonimin

  3. Lizga says:

    Gazetar…….apo analize as mish e as peshk……

  4. ALTIN says:

    Nisa ta lexoja po ketij njeriu, hajt po e quajme “shkrujtesi” – edhe kaq e ka me hater se ky dhe simotrat e tij vetem gazetare qe s’jane – i ka kalu afati i skadences. Thashe me vete “Po une i mete jam qe lexoj kete?”, edhe e lashe. KJo raca e skaduar e ketyre eshte duke bere hartime si ato qe beheshin me detyrim neper shkolla dikur, ku nxenesi duhej te shtryshte trurin sa per te mos lene fleten bosh, ngaqe temat nuk ose nuk i kuptonte ose nuk i ngjallnin frymezim ose te dyja bashke. Tani qe po e ndien se ata qe e kane mbeshtetur deri tani neser pasneser fluturojne po mundohet “me iu afru qendres” duke zhgarravitur sa per te mbushur fleten. Ik, or Vangjel, boll na bone me dhimbje koke, mgjej edhe ti ndonje vend te jetueshem, se nga ju kemi degjuar qe Shqiperia eshte e pajetueshme. Ose ndrysho zanat se nuk je per kete pune. si perfundim dmth: QERROHU!

  5. edi says:

    Ne fakt je teper i vendosur i pa anshem dhe shume rigoros per te gjykuar vertetesine dhe realitetin Analiste si ty kemi vetem Z.NGJELA aDMIRIMI YNE PER JU ESHTE I SHKELQYER gAZETARET DHE aNALISTET DUHET TE SHTJELLOJNE PROBLEMET NG KOKA JO NGA KEMBET QE SHUME SOT THONE SE KJO PARTI KA GABIM KURSE AJO ISHTE DHE ESHTE E VIRGJER.So e gjetem serish Alleluja ashtu si moma e krishtit qe lindi dhe serish e Virgjer

  6. edi says:

    Ne fakt je teper i vendosur i pa anshem dhe shume rigoros per te gjykuar vertetesine dhe realitetin Analiste si ty kemi vetem Z.NGJELA aDMIRIMI YNE PER JU ESHTE I SHKELQYER gAZETARET DHE aNALISTET DUHET TE SHTJELLOJNE PROBLEMET NG KOKA JO NGA KEMBET QE SHUME SOT THONE SE KJO PARTI KA GABIM KURSE AJO ISHTE DHE ESHTE E VIRGJER.So e gjetem serish Alleluja ashtu si moma e krishtit qe lindi dhe serish e Virgjer Berisha ,Meta .lulush Basha dhe nona Monika ishin dhe jane te vergjer Shqip PA PRISH

    1. Goni says:

      E siguroi rrogen per disa vite kete here!

  7. the curaçaoan says:

    vanit, i paska ik gjeli nga koteci!
    as ka krahasim fare ndermjet atyre qe thua…
    prit & pak sa te filloje spaku se do e kuptosh…

  8. Monitor says:

    Lorenc! Mjafte per sot!
    Neser eshte nje dite e Re!
    Sot eshte populli, lere te flase! Dil dhe degjo njerezit qe kane votuar!
    Kane nje motiv: Duan te ndjehen qytetar! Edhe ata qe ne ne qytet i quajme ” fshatar” duan ta fitojne kete status! Kjo eshte Shqiperia!
    Te shpalosim ne mbremje para Popullin shqiptar qe eshte mohuar europinizmi prej shekujsh!
    Jo parlamentaret kane shancin e madh, sonte ne mbremje te mos mallkojne, te mos bejne fake ( heret ne mengjez ” shkarkuan” Palmer nga detyra!!!), por te kerkojne ndjese dhe pranojne rezultatin! Ne fakt duhet te behen pozitiv, para mbylljes se kutive! Duhet nje Lider i zgjuar tek O. parlamentare!
    Ne fakt do te ishte fitore e madhe edhe per ta!
    Ndjesa, falja jane kategori qe kerkkjne force te madhe shperterore! Dhe … ndodh shpesh qe kthehen ne fitore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje