Numri më i rëndësishëm për Ramën nesër: 765-sa!

29 Qershor 2019, 16:37Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në kushtet kur gara se kush do të administrojë punët lokale në secilën bashki është paraktikisht e parashikueshme (në 61 bashkitë do të fitojnë socialistët përballë kandidatëve të pavarur apo të BD-së), e vetmja pikëpyetje është politike. Konkretisht, pyetja është nëse do të kenë kandidatët e Ramës në nesër të njëjtën përkrahje që patën kandidatët e tij në zgjedhjet e 2017-ës?

Parvjet kandidatët për deputetë të Ramës morën 765 mijë vota në zgjedhje. Kështuqë nesër, nëse kandidatët e tij për kryebashkiakë marrin përsëri rreth 765 mijë vota (nën vëzhgimin e shtuar të ndërkombëtarëve), Rama mund të pretendojë se mbështetja politike për të mbetet e njëjtë, pavarsisht nga sulmet e vazhdueshme të opozitës dhe opinionistëve kritikë ndaj tij. (Se sa nga 41-përqindëshi i zgjedhësve që jetojnë jashtë Shqipërisë, e sa nga votuesit gri apo blu do ta marrin mundimin të votojë nesër, nuk ka rëndësi politike për Ramën.)

Por rruga deri tek numri magjik 765 mund të jetë e vështirë për dy arsye.

Edhe në qoftë se dita e nesërme do të jetë relativisht e qetë (vetëm me incidente të vogla aty-këtu), armiku kryesor i Ramës do të jetë vapa e pritshme. Përvoja na tregon se shqiptarët u turren në mënyrë masive plazheve në fund të qershorit, sidomos të djelave të nxehta.

Në kushtet kur gara ka qenë e fortë dhe e paparashikueshme në zgjedhje, një masë e madhe votuesish e kanë sakrifikuar vajtjen në palzh, për të kontribuar me votë për partinë/kandidatin e tyre të preferuar (në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë votuar 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në Shqipëri).

Por nesër, praktikisht, nuk do të ketë garë. Në këto kushte, është e vështirë të motivohen votuesit që ta lënë plazhin, vetëm për të dhënë një mesazh përkrahje politike për Ramën. Kandidatët e tij, sidoqoftë, do të fitojnë në të 61 bashkitë.

Incidentet e mundshme

Ditët e fundit ka patur incidente të dhunshme në disa zona zgjedhore, megjithë paralajmërimet e forta të kacelerive perëndimore, e sidomos të Uashingtonit.

Në qoftë se incidentet vazhdojnë edhe nesër, duke sfiduar të drejtën e zgjedhësve socialistë për të votuar, këta të fundit mund të jenë të motivuar për të lënë çdo punë apo qejf, në mënyrë që të votojnë. Por një pjesë e tyre, sidomos në qytete të mëdha, mund t’i druhen rrezikut që vjen nga përplasjet fizike me të fortët e lagjeve. (Në fshatra dhe qytete të vogla ky rrezik është më i vogël, sepse të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të jetojnë prapë aty të nesërmen e zgjedhjeve…)

Konkluzion

Edhe në qoftë se 765 mijë zgjedhës janë të prirur të votojnë për kandidatët e Ramës në 30 qershor (për të demonstruar përkrahjen ndaj partisë së tij), ai do ta ketë vështirë ta arrijë këtë numër magjik. Në rastin e zhvillimit të qetë të zgjedhjeve, kundërshtar do të ketë vapën. Në rastin e zhvillimit me incidente të dhunshme, kundërshtar do të ketë frikën e një pjese të votuesve të thjeshtë nga këto incidente.(Realstory)

17 komente në “Numri më i rëndësishëm për Ramën nesër: 765-sa!”

  1. agush says:

    Ama fare keqsjellja me votuesit, ku ata qe nuk votojne PS jane vandale, kamikaze, terroriste, te palare, e me rradhe. Po si e shihni veten ne mengjes ne pasqyre kur shkruani pacavure? Po faktin qe njeri vella eshte me PD dhe tjetri me PS nuk ndikon fare thoni ju? E keshtu me rradhe ne fise te medha…S’ka problem le te plase mes tyre, se ne na plasi 765-sa. Turp, marre dhe ngrodhje per ju!

  2. Albanian4ever says:

    Po PAD-ja sa vota do te mare pas atyre mallikim-bekimeve te Kryetarit te saj, Neritan Ceka…..

  3. neser votojne 850 mije shqiptare. jane me motivuese keto zgjedhje se ato te 2017. na trego sa kane votuar ne 2015. krahasimet behen per te njejtat zgjedhje. keto jane lokale dhe duhen krahasuar me ato lokalet e fundit.

    1. Tironci says:

      Jo or shok e ke gabim.
      Vertet jane zgjedhje lokale,por neser do votohet politikisht ne mbeshtetje te Rames,qe do te thote se votat e neserme do te tregojne qe Rama eshte akoma ne pushtet apo jo !

  4. Scorpions says:

    Numrat neser nuk duhet te kene asnje rendesi, per vete faktin se populli eshte bombarduar prej muajsh nga politika dhe normalisht e ka humbur besimin ndaj saj. Neser ka rendesi qe procesi te shkoje nornalisht, te certifikohen zgjedhjet, te ngrihen insitucionet e drejtesise, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, shteti te vihet ne shina dhe pasi e gjitha kjo tw ndodhe te behet reforma zgjedhore (proporcional kombetar me lista te hapura, numerim elektronik dhe mundesisht te votojne emigrantet) dhe pastaj palet le te bejne zgjedhje te parakohshme, te pergjithshme dhe lokale.

  5. Flutura says:

    …juve nga Skrapari keni mendje gomari.

    1. Klodi says:

      Fluturaaa
      Besoj se dhe andej nga vjen ti do ketë plot tru gomrii,jo për këtë të fusim dhe ty në atë kopee.
      Mos ngaterro bindjet e tua politike me epitete gjenerale për njerzit. Është e turpshme të lexosh rracizmin e krahinave në rrjetet sociale.
      Mbaj dinjitetin e një zonjeee ……jo…..

      1. Flutura says:

        Ke te drejte, por jam e revoltuar. Ndjese.

  6. Apolon says:

    Me rop shpie ky ja kalon edhe gomarit per nga inteligjenca. Po ku Varun do I gjeja 765000 debila ne albanistanin qe po e braktisin she qente.
    Mos me thuaj qe me bere dhe sondazhe se kush fiton, apo newer do publikosh exit polls per projektimin e fituesit. O ty ta qifte Kujtim Gjuzi gjithe fixing femror.

  7. hajde kush do vota! says:

    Ky kompetenti do me be budallenj miletin.Neser vec te mos kaloje numri I pjesemarresve numrin e votuesve qe eshte 3.4 milione.Ku ka vezhgues neser ne zgjedhje? Keto vezhguesit do vezhgojne lulin e moniken e ndonje pishine e kafe. Zgjedhje per turp dhe te ketij matrapazit sondazhist.

  8. Alpizo says:

    Pse rrrrrreeeeennnniiiii me numrin e popullsise shqipetare keshtu ???!!!! Apo per ti mbush kutite e votimit me flete fiktive ? 41 % jane jashte atehere ne Shqiperi ngelen 2 milion banor athue te gjithe keta kan moshen mbi 18 vjeç sepse sipas jush atehere asnje nuk ka votue para 4 vitesh per PD e kollomkusur? Kjo eshte e keqja me e madhe dhe ju qellimisht nuk e ndreqni sepse doni te vidhni,veç kujdes se mos u dalin me shume se 3 miljon e nje gjyse flete votimi ne kutia . Ju hangert mortja ju hangert . Kurre mos u shtofte ma rraca e juaj. Fare e keqe e BOLLSHEVIZMIT. Nuk votojne me shume se 200 000 veta . Te tjeret i mbushni ju O RRACA ME E KEQE E NJEREZIMI MBI KETE TOKE . O mamuth e lubi !!!!!

  9. Klodi says:

    Fluturaaa
    Besoj se dhe andej nga vjen ti do ketë plot tru gomrii,jo për këtë të fusim dhe ty në atë kopee.
    Mos ngaterro bindjet e tua politike me epitete gjenerale për njerzit. Është e turpshme të lexosh rracizmin e krahinave në rrjetet sociale.
    Mbaj dinjitetin e një zonjeee ……jo…..

  10. Alpizo says:

    Neser do te bajne kohe e fresket bile do te bjere edhe pak shi . Keshtu do te votojne 3 500 000 shqipetare . Ha ha haaaa !!!

    1. Tanguli says:

      Po jot’eme do votoje?

  11. Nje qytetar . says:

    Ky ta shpif kur flet !

  12. Rina says:

    EDHE GJITHE SHQIPERIA TE VOTOJE RRAMEN , ZGJEDHJET QUHEN TE PAVLEFESHME ,SEPSE SHQIPERIA ESHTE E REGJISTRUAR NE LISTEN E VENDEVE DEMOKRATE ,E ZGJEDHJE TE TILLA MONISTE NDODHIN NE VENEZUELE ,KORENE E VERIUT E NE NJE VEND TE VOGEL DIKTATOR AFRIKAN . KOT MUNDOHEN VOTUESIT E VARFER E TE TREMBUR QE NE MENGJEZ E SHKOJNE NE QENDRAT E VOTIMIT ..EDI RAMA MBAS 1 KORIKUT DO PERBALLET ME AKUZA TE RENDA NGA NDERKOMBETARET ,E E VETMJA RRUGE SHPETIMI ESHTE TE KERKOJE STREHIM POLITIK NE VENDET QE ATE E SIMPATIZOJNE .POR VETEM RUSIA E SERBIA JANE ,E PER FAT TE KEQ QE TE DYJA JANE VENDE TE PABESA E JO TE SIGURTA …KEQ DO TA KETE KY PERSON I CILI NUK ZBATOI EDHE URDHERIN E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES META … I UROJ FAT E VETEM FAT E TE BESOJE NE ZOT SE VETEM AI MUND TA SHPETOJE ATE E SHUME SHUME TE PERLYER..

  13. Flutura says:

    Ke te drejte, por jam e revoltuar. Ndjese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje