Drejtuesja e PS për qarkun e Dibrës, njëherësh e deleguara e kryesisë socialiste për këtë qark, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur pak minuta më parë se ka fituar qytetaria.
Duke shprehur mirënjohjen ndaj komisionerëve, vëzhguesve dhe korrektësisë në procesin zgjedhor, Xhaçka shpreh njëherësh dhe mirënjohjen për çdo votues në Shqipëri që vunë Shqipërinë të parën në këtë referendum për demokracinë
“Sot fitoi qytetaria në Dibër, Mat, Klos e Bulqizë.
Mirënjohje komisionerëve dhe vëzhguesve për kontributin dhe korrektësinë në një proces të rregullt e me standarde.
Mirënjohje për çdo votues që vuri Shqipërinë të parën në këtë referendum për demokracinë e të ardhmen europiane të vendit”, reagon Xhaçka.
Qarku i Dibrës ka një përqindje të lartë votuesish në raport me ata që kanë votuar socialistët në vitin 2017.
Sipas rezultatit të vitit 2017, për socialistët në atë qark kanë votuar 24 mijë votues.
Sot pjesmarrja e votuesve në Qark është 38 657 vet, një rritje e ndjeshme nëse konsideorjmë që është një qark që ka mbështetur të opozitën.
MInistrja Olta Xhaçka, që ka drejtuar qarkun për zgjedhjet ia ka dalë të nxjerrë një numur të lartë votuesish në votime, duke shënuar një sukses në zgjedhjet e 30 qershorit.