Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka komentuar deklaratat e presindetit Ilir Meta i cili është përpjekur të ironizojë me disa poza nga plazhi.
“Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë”, shkruan Elisa Spiropali.
E kush tha qe ishte tunel treni? Tuneli dhe treni si koncepte mund te kene pika te perbashketa, por jo gjithmone.
Po sikur te jete shpelle? Mund te jete Shpella e Monikes ne Skrapar. Pastaj, Ilir Meta mjafton qe treni te jete ngarkuar me flori, dhe nuk e ka problem.
Meqe jemi tek Haxhi Qamili dhe jo Haxhi Qametaj, eshte rasti per tju treguar nje histori te vertete.
Para shume viteve, nje studiues austriak vjen ne Shqiperi, per te mesuar me shume per figuren e Haxhi Qamilit dhe programin politik te tij.
E adresuan tek nje mbeshtetes kryeosor te tij ne Kavaje, qe ne po i themi sekretar te tij.
Dua te me folesh me detaje mbi Haxhi Qamilin dhe platformen e tij politike, cili ishte Haxhi Qamili, – i thote studiuesi austriak.
– Nje cope budalla ka qene, pa shkolle, i thote sekretari.
– Po, edhe ne te tjeret qe i shkonim pas, nuk kemi qene me te mire se ai, budallenj kemi qene, ku merrnim vesh ne ke politika.
– Po edhe ti mor daje, qe ke bo gjithe ket shkolle, e ke bo gjithe at rruge nga Austria, per tu interesu per nji budalla, nuk je mo i mire se ne, edhe ti budalla je.
Beja dora Elis e dashur