Ilir Meta publikon letrën e 4-të brenda ditës: Mos u mërzisni, se vijojnë në seri

3 Korrik 2019, 21:16Politika TEMA

Ilir Meta ka publikuar një letër të katërt në rrjetet sociale, ndërsa premton se do të vijojë me letra të tjera.

Ai në këtë letër, shpjegon se si Rama kapi reformën në drejtësi.

Letra e Metës

Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë.

Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese.

Pasi mori timonin e qeverisë, i vetëm dhe pa frena, në shtator 2017, Kryeministri Rama si Artist i njohur, filloi të tjetërsonte Reformën në Drejtësi për ta bërë Ramaformë.

Reforma e miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, filloi të zbatohej sipas shpirtit krijues që buronte nga “Bienale e Venecias”.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, parashikon qartë mënyrën se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Në nenin 148/a, përcaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, ndërsa në nenin 179/ pika 13, si Dispozitë Kalimtare e Kushtetutës u përcaktua se, “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat (94 vota) e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit”.

Kjo mënyrë zgjedhje u rekomandua nga Komisioni i Venecias për të shmangur kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca e kohës (PS + LSI) që zotëronte mbi 84 mandate në Kuvend.

Mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm u vlerësua me shumë seriozitet nga Komisioni i Venecias, i cili ka dhënë rekomandime shumë të qarta dhe objektive mbi këtë çështje.

Komisioni Venecias rekomandonte se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i rëndësishëm dhe duhet të tërheqë një shkallë të lartë konsensusi pa kompromentuar cilësitë e një kandidati të suksesshëm.

Zgjedhja e njëanshme e këtij institucioni (PP) nga mazhoranca do të shkaktonte mungesë besimi nga opozita tek standardet e reformës dhe do të krijonte bindjen se mazhoranca e kohës po kapte sistemin e ndjekjes penale.

Për të shmangur këtë situatë (kapjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm), Komisioni i Venecias rekomandoi dhe Kuvendi i Shqipërisë e pranoi, që deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, pra deri në 1 shtator 2017, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 (dy të tretat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 94 vota, në mënyrë që mazhoranca e kohës Rama-Meta, të mos kishte mundësi ta zgjidhte e vetme Prokurorin e Përgjithshëm.

Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet e tjera të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëheshin me 3/5 (tri të pestat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 84 vota.

Kështu rekomandoi Komisioni Venecias dhe kështu vendosi Kuvendi i Shqipërisë me 140 votat e tij maksimale në datat 21-22 korrik 2016.

Por si mund të rrinte sistemi i drejtësisë pa patur një PPP (Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm)?!

Për këtë, Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkundi në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016.

Falë vizionit të Ulsiut dhe çertifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një intepretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota.

Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota.

Pra, nga standartet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet arstistike të Bienales së Venecias.

Nga Reforma kaluan tek Ramaforma.

Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj.

Një guinness i ri shqiptar.

Vijon…… .

35 komente në “Ilir Meta publikon letrën e 4-të brenda ditës: Mos u mërzisni, se vijojnë në seri”

  1. Gg says:

    Bla.. bla… bla… ne burg aty e ke vendin.

    1. Raimond vlonjati says:

      Ikir Mera e futi ne hale gjithe Rilindjen e kaurit hajdut bashke me servilat e tij

      Ju dhjeu ne koke te gjitheve

  2. Kaonia says:

    Si erdhi kjo kohe ,flasin me rjete sociale me njeri tjetrin,klikojne ,lexojne mileti pastaj zihen se kush kishte shkrimin me te forte,sa turp we s flet njeri per rrogat per buken e ketij populli.Ah te ju wifsha rropt te gjitheve se na plaset buzen .

  3. Adam says:

    Kurve fshati here tjeter dergoj letrat tek Ambasada Amerikane se te kthejne me shpejte pergjigje

  4. PPPP says:

    Pirxhi Prifti ne Prilli Pirxhi

  5. koci says:

    Çfarë varfërie, si traktat teqeje, si gëlqere e thatë ku s’mbin gjë!!
    Mos botoni të tilla decibao se na vinë zorrët lart.

  6. Sali Shurra(uturaku) says:

    Ik mo pis bure.Ti njohim te gjitha “meritat”,nga hajdut ne matrapaz,nga qelbesire ne mbeturin.Sa me shpejt ne lirim,dhe pastaj BURG.

  7. mali says:

    Dmth halli eshte reforma …
    Por timonin e reformes e ka USA dhe BE.
    Flori, e ke punen me ata, kot i bien ne qafe Rames.

  8. Futja kot says:

    Shpejte ka nis te shkruaj kujtimet. Nuk ka kohe.

  9. Am says:

    Po kur e emeronte saliu prokurorin e pergjithshem pa pjerdhur fare per opozite si menonte shkelqesia juej?!

  10. Jani says:

    Na hape barkun o hajdut
    Po merr vesh ti merr dhe bucja ime

  11. h says:

    Rrëshkiti krejt ky i shkreti.
    Është në hall dhe e ka zënë paniku.
    I kanë zbuluar ku ka fshehur lekët.

  12. Alma Jaku says:

    Jo po mbanin ushtarin tend besnik Llallen. Hajde Like hajde si ta ike fiqiri o ditezeze

  13. QIMI SUMQIMI says:

    Po normal mer hajdut floriri shume normal se ti nuk i vje as deri tek bolet te gjatit per nga intelekti.
    Prandaj ai eshte nje kryeminister artist kurse ti je vetem nje hajdut shtangist!

  14. Opinionisti i paanshëm. says:

    Zjarrvënës mbetur në tentativë…TURP KOMBËTAR, NJË I MARR…ANTIKOMBËTAR…

  15. era! says:

    O XHA LILO–MOS E KRUAJ ME RAMEN ! TA KRUASH ME EDIN ESHTE NJESOJ SI TA KRUASH PRAPANICEN ME KALLAM POR MOS HARRO SE TE FUTET BRENDA E NUK TE DEL ME………..

  16. Edi says:

    O LIKE FSHATARI PO E LODHE ANAL ISTIN ZHEJI DUKE TE SHKRUAR LETRAT SE TI VETE NUK DI TE FORMOSHE NJE FJALI

  17. Lomi says:

    O Meta na cave by…. or debil.

  18. USA says:

    KUJT I PLASI TRAPI PER LETRAT E TUA BEJ EDHE NJE LETER MONIKES MESOJE SE SI TE VEPROJ NE 8 KORRIK NE PROTESTE O ROBQIR O PLERE ÇFARDO QE TE BESH FUNDIN E KE AFER O HAJDUT

  19. NjeQytetarOptimist says:

    U bere karroce dyli o I shkrete.. Presidenti I Shqiperise ka dale nga shinat e unitetit.. Vazhdo vijoje se ste pjerdh njeri..

  20. blerta says:

    Reforma ne drejtesi perkrahet nga SHBA dhe BE gjithashtu dhe monitorohet nga ata keshtu qe hajduti dhe vrasesi Ilir FLORIRI nuk do shpetoi….

  21. mik says:

    Te gjithe e dim se kush asht Ilir Meta, por ama, si nuk pyet njeri a jane te verteta keto qe thuhen ne leter apo jo, vetem me te shara !!

  22. Noli says:

    Nuk eshte mire iku burri nga trute mjekojeni se u telendis

  23. Burgajet says:

    Nje pyetje Like floririt:
    A e ke dekretuar emerimin e PPP-se,te zgjedhur nga Kuvendi me 69 vota?
    Ne se e ke dekretuar,perse ha mut tani?
    Apo tani po vjen SPAK dhe BKH e po te vjen koka verdalle?
    Te merresh me politike,ose te zgjidhesh ne organe te larta,duhet te mendohesh mire,ti mbash bythet drejt,perndryshe do vuash pasojat….
    Like,do vjellesh gjithcka I ke vjedhur dhe bere ketij populli…

  24. Patrioti says:

    Po ti Meta si u zgjodhe dhe me sa perqind te votave te parlamentit? A u shkel kushtetuta ne zgjedhjen tende?

  25. Rrumpalla says:

    Ky është Ilir meta floriri dhe jo Presidenti. Presidenti është Institucion që qëndron mbi palët, për të mos lejuar përçarjen dhe vëllavrasjes, por vetëm për bashkim,mirëkuptim. Keni për ndonjë nga këto pika tek ilir floriri.

  26. Vera says:

    Qenke i mar fund dhe do te terheqesh te tjere me vehte..Na trego tani ato te Saliut per te cilat i mbyll gojen atij.Cfar afaresh jane?Se dashurine mes jush nuk e justfikon gje vec vjedhja e perbashket me familjen Berisha.Ki kujdes se mund te te vije eliminimi po nga ata te deboleses tende.

  27. deda says:

    Dikur ka pas ekzistuar nje liber “SHENIME PER KINEN”te tilla jane edhe keto,letra te Ilir metes ku asgje s’eshte e lexueshme per te terhequr lexuesin!Do na interesonte me shume se si u vodh floriri ne Krrabe ,si e me ç’fare e ndertoi Monika pallatin e ti vilen ne gjirin e Lalezit dhe se si i siguruat jeten femijevet te varfer ku sot studiojne ne Angli !Keto e te tjera kane interes per lexuesin e jo pallavrat e tij qe u kujtua pe shtetin e se drejtes!

  28. Tironsi says:

    I ka ardhe ngordhja mos ja vini re,

  29. Salvadore says:

    Kur shikon kete foto te duket me i rende samari se sa gomari!

  30. Irma says:

    Irma
    Ka filluar të imitojë! Sa letra do bëjë 7, apo do mundohet të bëjë më shumë se Rama? E ka zënë budallallëku!

    1. Pellumbi says:

      Mjer populli qe drejtohet nga injorant dhe hajdut .Kete faje e ka drejtesia qe nuk veprone ,per verifikimin e pronave te politikanve ,sekuestron e tyre dhe burgime te perjetsheme per ta qe e kane vjedhe kete Kombe.

  31. Janig says:

    Na cave trapin o hajdut
    A mundesh te ikesh vete se te ulet 1/3 e denimit .
    O budalle ate bej

  32. Hahaha says:

    E ku lidhet Prokurorja e Pergjithshme me PPP-te e Rames ??!
    Pak më qartë ju lutmi shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje