Zgjedhjet e 30 qershorit, Gaz Bardhi bën kallëzim penal ndaj KQZ-së: Ka pasur krim masiv

4 Korrik 2019, 14:59Politika TEMA

Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kështu bën me dije sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Në një deklaratë të tijën, ai tha se PD disponon të dhëna se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesmarrësve në zgjedhje.

“Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba. Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.”-deklaron Bardhi.

Sipas tij KQZ ka ndërmarrë një veprim të paprecedentë, pasi nuk i hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave, kjo për të mos lënë gjurmë.

“Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi. Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë.”- tha sekretari i Përgjithshëm i PD.

Në mbyllje Bardhi paralajmëron se PD do bëjë kallëzim penal, duke nisur që nga nënkryetari i KQZ, Denar Biba.

“Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë.​”- pohoi Bardhi.

Deklarata e plotë:

Që prej 30 Qershorit, Edi Rama është zbuluar para shqiptarëve si Kryeministri i vetëm në Europë që ka manipuluar edhe votimet e veta antikushteteise me 1 kandidat.
Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba.
Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.

Ajo ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis me zyrën e Edi Ramës, vazhdon në zyrën e Denar Bibës, shtrihet tek drejtuesit e KZAZ-ve dhe përfundon tek komisionerët e qendrave të votimit në zonat ku nevojitej fallsifikimi.

Kësaj skemë piramidale manipulimi dhe fallsifikimi i ka shërbyer edhe mekanizimi që ka denoncuar prej datës 30 qershor edhe Partia Demokratike. Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën tradicionale të këtij institucioni.

Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë. Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi.

Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë.

Ky manipulim flagrant i shërben vetëm propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen e tij totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë.

13 komente në “Zgjedhjet e 30 qershorit, Gaz Bardhi bën kallëzim penal ndaj KQZ-së: Ka pasur krim masiv”

  1. Usa says:

    Gaz bardhi kaq e pat na o bo si fik I that, hajvan

    1. Epiriiiiii says:

      Duke mos qene Palè Prezente ne Zgjedhje, gishtin ne sumè do maresh. Tjeter ste jep kush gjè. Fatkeqsisht ky eshte Raliteti te cilet edhe ju kontribuat.

  2. Bardh Bianku says:

    Hahahaha i jane qep Denari keta me mbiemrin Bardhi. Njehere Led Bardhi, tani ky Gaz Bianku???

  3. LULJA says:

    UUAAA BARDHA E PD
    PD FITOJE 85 % PA HYRE NE ZGJEDHJE
    IMAGJINONI TE HYJE PD NE ZGJEDHJE NE NJEMIJE VOTUES DY TE VOTOJE PER PD 120 % I FITONE
    PARA BARDHA PARA BARDHA

  4. Para se te beni kete veprim duhet te kishit marre masa qe dihet se ku te con votimi monomartiak, PD duhej te kishte hyre ne zgjedhje vendore jo vetem per te testuar gjendjen e eklektoratit por edhe per te mbrojtur administraten e bashkive te saj , ka bere krim te rrende ndaj elektoratit, do ta vuaje ne te ardhmen

  5. Burgajeti says:

    Po kryetarin e KQZ-se,ate Klementin e Zgureve ku e ke lene?
    Jo per gje por ai edhe eshte edhe nuk eshte ne KQZ,ama rrogen e merr te plote dhe per kete ju sherben juve sa here ja kerkoni…
    Sipa jush ju paskeni qene pjesemarres te zgjedhjeve,paskeni patur komisionere,paskeni patur numurues votash,po candidate perse nuk patet?
    Jeni aq budallenj sa I madh e I vogel ja u ka blere mendjen.Nuk merrni pjese se nuk fitoni dhe nga ana tjeter mospjesemarrjen e perdorni per te justifikuar tek militantet pamundesine te fitoni e te mos ndeshkoheni prej tyre,perdorni akuza te stisura.Kjo eshte praktika e trasheguar prej Saliut dhe e pervetesuar praj lulash balashit…
    Por,sic I thone fjales:
    Kerko Tare kerko,se kalin e ngordhur do te gjesh…

  6. Doktori says:

    GERMO TARE,GERMO,ME GJITHE ATA TE TJERET,SE ATY DO JU GJEJNE,BASHKE TE GJITHVE

  7. Taraboshi says:

    Gazi kush te ka ndale per me bere padi penale.por kete duhet tja beni me pare vetes me veprimet e juaja antiligjore.Kush ju dha te drejten qe ndjeksit tuaj te mos merrnin pjese ne votime ti braktisninato.Kush ju ka fajin qe nuk u rregjistruat ne zgjellje.Kush ju ka fajin qe mbrenda afateve te rregullta per komisjoneret tuaj etj veprime ani kushtetuese

  8. perdor kondomat ,
    se ke me infektu tan qent rrugac or ti

  9. shqip says:

    7×7=42. Pd ka probleme elementare me matematiken. Zgjedhes 780000
    1% 7800
    8% 7800 x 8 = 62400
    Keta perveç vetingut duhet te kalojne dhe klasen. Ik o Babale, ik bej ndonje pune te vlefshme per shoqerine. Parazite nga i pari te i fundit. Njerez qe e kalojne diten duke treguar historia pa kuptim. Shto ketu edhe kadrinjte e kazanit, nje armate enukesh qe grryejn shoqerine. Talebane, shpellare, fare harbutesh.

  10. Kur shikon kete fytyr,te mbushet mendja qe njerzit e kane prejardhjen nga majmuni.
    Por ky eshte majmun gay.

  11. Johani says:

    Une si qytetar shqiptar qe e “dua” PD-n dhe bashen si krypen ne sy i propozoi majmunin tim te xhungles per tandem te bardhit edhe pse ai ska nevoje per syze ja siguroi nje pale vetem qe ti ngjaje sa me shume bardhit dhe keshtu dy majmune bashke e bajne nje shipanze si gaz bardhi qe pos qenefit te tij ska gje tjeter ne bote,kafsha e ndyre qe lum PD qe e ka e mjer shqiperia qe i ka ra hise te ushqeje majmun kriminel si ky.

  12. pjeter says:

    Ik mer rrot,shpresoni qe nfonje nga idiotesite tuaja tu beje pune.Kaq debila paski qene? Si nuk kupton mor tope qe je jashte loje,per vullnetin tend,çfare che ne vend te trurit?keni mbaruar te gjithe ju qe i bete rreth kryeidiotit Lulush Sufllaqes.Ju jeni karte e djegur,nuk keni asnje vlere,nuk keni asnj mundesi as edhe shume te larget qe rroskope si puna jote,klevis kallepit,apo Mulit,apo paloqes,ke tezesh e ke te leshosh,mesiu÷e zoti na rujt,apo mister bini i lozhanit? nuk kuptoni qe vetem presenca juaj i vjen per te vjelle shqiptareve,I ndieri Pashko e Arbnori, edhe ne varr po tmerrohen,duke pare ke kan pasardhes.keni marre fund,zhdukuni nga syte,nuk duhet as te provoni te beni dicka,nuk keni asnje lidhje ,as dhe nje cike me nje parti demokratike.Per mua,juve duhet tu hiqet ç’titull studio,duhet te shkoni te studioni nga e para me patjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje