I nxehti i korrikut nuk e ndal punën e Bashkisë, vijon mirëmbajtja e rrugëve në Tiranë
Bashkia e Tiranës nuk ka humbur asnjë ditë kohë, por ka vijuar me punët në qytet për t’ua bërë jetën banorëve sa më të mirë dhe me standarde më të larta.
Edhe në këto ditë të nxehta korriku, kur temperaturat i kanë kaluar 35 gradë celcius, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë vijuar me punët në terren.
Gjatë ditëve të fundit, ekipi i Bashkisë ka ndërhyrë në rrugën “Sokrat Miho” për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike.
Edhe në këtë mandat të dytë të Erion Veliajt, do të vijojë puna për rehabilitimin e blloqeve të banimit, dhe të rrugëve nëpër lagjet e kryeqytetit.
Urime për punët që keni bërë dhe do të bëni per Tiranën zoti Velia. Ju lutem tregoni vëmendje edhe për “Tregun e përzier”, kështu e ka emërtimin, në rrugën”Pandi Dardha” qe është një mostër, turp dhe neveri që e shikojmë cdo ditë.