FOTOT/ Sirena e re e Disney me ngjyrë, në rolin e Arielit është zgjedhur këngëtarja Halle Bailey

6 Korrik 2019, 14:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Sirena e re e Disney me ngjyrë, në rolin e Arielit

Sirena e re e Disney-t do të jetë me ngjyrë. Për rolin e Arielit në versionin e ri jo të animuar që Disney planifikon të sjellë së shpejti, është zgjedhur këngëtarja Halle Bailey.

Këngëtarja e njohur për dyshen Kloe dhe Halle, të formuar me të motrën, do t’i bashkohet Jacob Tremblay dhe Aukuafina në filmin që do të drejtohet nga regjisori Rob Marshall. Në film, muzika do të ketë sigurisht një rol qendror; me pjesë origjinale të filmit të animuar të 1989 dhe këngë të reja të Alan Menken dhe krijuesit të Hamilton, Lin Manuel Miranda.

Regjisori Marshall është shumë entuziast për Bailey, dhe thotë për këngëtaren dhe aktoren se zotëron një kombinim të rrallë shpirti, zemre, rinie, pafajësie dhe thelbi, përveçse një zëri të mrekullueshëm, të gjitha këto cilësi që konsiderohen të domosdoshme për të interpretuar rolin ikonik të sirenës Ariel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje