Pas Shteteve të Bashkuara, Irani tensionon marrëdhëniet edhe me Britaninë e Madhe

6 Korrik 2019, 21:10Bota TEMA

Pas Shteteve të Bashkuara, Irani tensionon marrëdhëniet dhe me Britaninë e Madhe.

Garda Revolucionare kërcënoi me sekuestrimin e një anije angleze si kundërpërgjigje për ndalimin e një naftëmbajtëse iraniane nga Marinarët Mbretëror në Gjibraltar.

Cisterna lundruese u ndalua disa ditë më parë dhe autoritetet britanike po marrin në pyetje ekuipazhin e saj për të kuptuar natyrën e ngarkesës dhe destinacionin e saj.

Naftëmbajtësja u sekuestrua për shkak të dyshimeve të forta se po transportonte naftë në Siri, duke shkelur kështu sanksionet ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje