Lirohet nga detyra Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, e zëvendëson Lauren Luli

7 Korrik 2019, 09:49Sociale TEMA

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka liruar sot nga detyra Myftiun e Tiranës, Ylli Gurrën. Mësohet se Myftiu i ri i kryeqytetit do të jetë Lauren Luli, i cili do të zëvendësojë Gurrën, që nga ana tjetër, do të marrë postin e këshilltarit të Kryetarit të KMSH.

Njoftimi i KMSH:

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri të Tiranës, z. Lauren Luli.

Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu z. Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.

Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.

Ish Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

7 komente në “Lirohet nga detyra Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, e zëvendëson Lauren Luli”

  1. Milan says:

    Mendova te ishte Hasan,Arif,Qemal,Mehmet,Ramadan,Qerim,Aziz,Baftjar,Barjam etj etj,por jo Lauren.

    1. vang says:

      Cfare permbajne shkencat islame qe studiohen ne ”universitete”? histori,moral dhe etike? lufte fetare? apo dhe interpretime qindra vjecare dhe me mijra here te dogmave fetare?.Por me qe ne Shqiperi nuk ndihet askund shkenca na ka mbetur ana e kundert e saj.Me kujtohet ne fillim te viteve ’90 kur nje djale i ri kishte 2-3 vjet qe kish mbaruar shkelqyeshem nje nga fakultetet e shkencave te natyres dhe pyetjes sime si reagim ne bisede se pse ne Shqiperi nuk do te kete terren per zhvillimin e shkences me tha;’shkencen e zhvillojne vendet e medha dhe te pasura…”.Ne ketu ”zhvillojme ”shkencat teologjike” qe ka 2000 vjet ku smund te gjejme asgje te re.

  2. Detari says:

    akoma jemi nen pushtim turk

  3. o tourk'alvanos eshte i pabese! says:

    te hengri o Gourro te hengri…………Larushi! hahahahaha!!!!!!!

  4. Eri says:

    Kjo feja islame te ne eshte kot fare pa pike lidhje me shqiptaret.Une per vete jam ateist po islamizmi te ne eshte komplet i huaj.Te pakten me gezon fakti qe ky e paska emrin Lauren.

  5. mike says:

    Gylenistet vazhdojne pushtimin e institucionit perfaqesues te muslimaneve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje