FOTOT: Pitoni 3 metra e gjysmës i gjatë tenton të futet në shtëpinë e të moshuarës

8 Korrik 2019, 12:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Pitoni 3 metra e gjysmës i gjatë tenton të futet në

Gjarpërinjtë shfaqen shpesh në shtëpitë e australianëve. Rasti i fundit ishte me një piton 3 metra e gjysmë të gjatë, i cili përpiqej të hynte në një shtëpi nëpërmjet dritares. 

Kapësi i gjarpërinjve, David Walton mori një telefonatë nga një grua e moshuar, e cila ishte tepër e frikësuar. 

“Dritarja ishte xham dhe gjarpri nuk arrinte ta kuptonte. Ai godiste me hundë që të hynte brenda. 

 Jashtë ishte 20 gradë celcius, temperaturë e ulët për zvarranikun, prandaj po përpiqej të gjente një ambient më të ngrohtë”, tha ai për Dailymail.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje