Berlini ndjek modelin një-euro-në-ditë të transportit publik të Vjenës

9 Korrik 2019, 21:40Bota TEMA

Qytetarët e Berlinit mund të paguajnë më pak se 1 euro në ditë për të përdorur transportin publik për një vit, sipas planit për të zvogëluar ndotjen e ajrit nga përdorimi i makinave, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit gjerman.

“Hap pas hapi dëshiroj t’ia arrij qëllimit për futjen e biletës vjetore të transportit publik për 365 euro”, tha Michael Müller për Neue Zürcher Zeitung. Një biletë vjetore zakonisht kushton 761 euro.

Një veprim i tillë do ta bënte Berlinin qytetin e fundit gjerman që imiton atë që njihet si “modeli i Vjenës”: Përdorimi i transportit publik në kryeqytetin austriak është rritur që kur operatori Ëiener Linien uli çmimin e biletës vjetore prej 449€ në 365€ në maj të vitit 2012.

Në Vjenë, 822 000 njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së qytetit, përdorin biletën vjetore dhe përqindja e udhëtimeve të bëra me transportin e nëndheshëm, tramvaj ose autobus është rritur në 38%, krahasuar me 27% në Berlin, 23% në Mynih dhe 18% në Hamburg.

The Guardian

1 komente në “Berlini ndjek modelin një-euro-në-ditë të transportit publik të Vjenës”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Tregojani lali bythes. Qe i ka bere qytetaret e tiranes te paguajne 400 lek per nje linje ke ato autobuzat e qelbur. Dhe me rroga 300 euro. Jo si ne vjene me 3000 euro ne muaj.
    E kuproni sesa vjedhin hienat e qeverise shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje