Për shkak të motit me erëra të forta që perfshiu vendin gjatë natës se mbrëmshme dhe ne vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).
Siç shihet nga pamjet, stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.
Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak të stuhisë (rasti në Tale-foto). Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.
Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.