Sot shënohet shënohet 24-vjetori i masakrës së Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe në Bosnje vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Kjo pjesë e Bosnjes ishte shpallur atë kohë “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Më 9 korrik 1995, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, urdhëroi pushtimin e Srebrenicës dhe më 11 korrik forcat serbe të drejtuara nga gjenerali serb, Ratko Mladiç e morën qytetin.
Dy ish-udhëheqësit e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë në luftën e Bosnjës, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.
Më poshtë po përcjellim disa fotografi se si duket Srebrenica 24 vite pas masakrës.
Sic u vertetua edhe me vone nje pjese e fajit per krimet i mbeti edhe forcave te hollandes. Pse ky shtet valle kundershton edhe hyrjen tone ne europe? Secili eshte i lire te komentoj kete qendrim edhe sot. Duket qe eshte aktuale.