Komisioni hetimor për hetimin e presidentit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e tij të parë.
Në fjalën e tij, deputeti socialist Bashkim Fino, u shpreh se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka gënjyer elektoratin kur kanë artikuluar se dekretet e presidentit shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Gjatë mbledhjes komisioni vendosi të zgjedhë sekretare deputeten socialiste Klotilda Bushkën, një emër i sjellë në propozim nga Fino dhe i votuar në konsesus nga anëtarët e tjerë të komisionit.
Ndër të tjera Fino tha:
“Unë kam vetëm një konstatim për të bërë dhe ky konstatim ka lidhje me disa afate që rezultojnë nga data e miratimit të dekretit e deri më sot.
Letra e presidentit që Presidenti vendosi ta quajë “dekret për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve” mban datën 10 Qershor.
Sot është data 11 Korrik.
Ajo letër u vlerësua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga ky Kuvend si akt administrativ individual, absolutisht i pavlefshëm.
Përveç debatit të sforcuar të një pjese të analistëve dhe të të gjithë juristëve të PD (të atyre që i kanë mbetur PD-së), i cili gjatë gjithë këtyre ditëve ngeci në kuadrin e diskutimeve populiste për jo profesionistët, nuk ka deri më sot asnjë perifrazim alternativ se si juristët e PD e klasifikojnë këtë lloj “dekreti”.
Por ka një pikë për të cilën të gjithë përkrahësit e një teorie alternative të pashpallur, bien dakord: është insistimi i gjithë këtyre ditëve lidhur me faktin që ajo letër presidenciale duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.
Sot është data 11 Korrik.
Praktikisht sot është ezauruar afati 30 ditor i ankimimit (edhe në Gjykatën Kushtetuese po ta donin të gjithë të interesuarit), për dekretin e datës 10 Qershor lidhur me ç’ dekretimin e datës së zgjedhjeve.
Kjo do të thotë që PD dhe LSI deri sot kanë gënjyer të vetët dhe shqiptarët kur thoshin se për ta, dekretet e presidentit shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Asnjëri nuk ju drejtua Gjykatës Kushtetuese.
Ndaj sot ky komision e nis punën me këmbë të mbarë dhe pa asnjë procedurë ankimimi, në lidhje me arsyetimin juridik dhe interpretimin e bërë deri më sot për dekretin e datës 10 Qershor si nga KQZ, ashtu edhe nga Kuvendi dhe Kolegji Zgjedhor.
Jam i sigurtë që nuk do ketë ankimime të këtij lloji as për dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 tetor”, u shpreh Fino.(TemA)
Kjo pune ka nisur ters dhe ters do te perfundoje . Keni tridhjet vjet qe qeverisni dhe kurre nuk keni pyetur si rron populli , kush i prishi fabrikat , uzinat ,rruget , kush e shkaterroj mbrojtjen , kush i shiti armet , ku vajten parate ,kush e rrenoj bujqesine , fshatin komplet , kush e futi drogen shtepite e reja qe u bene me ato para , por te paguara me “jete njerezish” , me “te mjeret” e politikes suaj qe rrane viktime e politikes suaj dhe tani po”mplaken ” ne burgjet e Europes dhe te Shqiperise . Ma thote mendja se ju po beni lufte te ashper per te rruajtur pushtetin , per te qene te qete , pasi te gjithe keni kusure … Te pakten lereni popullin te votoje i lire , i gjithe populli te votoje i lire per ke deshirron ,kjo eshte e drejta demokratike e saksionuar ne kushtetuten qe ju besoj se nuk e “njihni”, pasi keshtu ju intereson .Per te gjithe ju eshte folur se jeni te korruptuar po c`te beje i mjeri popull , t`ju zhduke ? Rrembeni “koburet ” alla “kaubojse” dhe ndeshuni me njeri tjetrin ,por popullin lereni te qete ne hallet e tij .”Aleatet ” duhet tu kene thene rrugen e zhvillimit pasi e shoh qe si hiqni nga “goja “, sidomos “djajte e planetit ” ..!Ata me kete menyre e nisen karrieren e pasurimit , pra “kush te mbetet ” ..! TURP TE KINI ..!
sa mire qe s`ka komente ..!
Bashkim Fino është një llafazan, që mund të jetë i pranueshëm në ndonjë banket e jo në këtë komision parlamentar sepse, jo vetëm që nuk ka kulturë juridike por nuk ka as intelektin e mjaftueshëm për të analizuar vendime të tilla apo të tjera të ngjashme.
Unë jam i bindur që dekreti i Xhikes është antikushtetues, por është idiotësi t’jau kërkosh ankimimin në gjykatën kushtetetuese PD dhe LSI sepse këto parti e pranojnë atë dekret.
Nëse do të duhej të dërgohej në gjykatën kushtetuese, këtë duhej t’a kishte bërë Fino e ço.
Ky llafazani që i duket vetja i zgjuar ma shpif sa herë që flet
Pse, ore deputet injorant, PD dhe LSI do t’a ankimonin dekretin e Haxhi Qamilit (i riu) ?
Prandaj venë punët “kaq mirë” në këtë vend, sepse kemi deputetë injorantë por llafazanë si ky që nuk kanë as kulturë juridike e as inteligjencën e nevojshme për të kryer atë detyrë.