Sulmuesi Armando Sadiku është krejtësisht në ajër. Futbollisti i kombëtares shqiptare nuk është aspak në planet e trajnerit Paco Lopez-it dhe Levantes.
Elbasanasi ka marrë një goditje të fortë, pasi klubi që zotëron kartonin e tij nuk e do as në stërvitje. I fundit futbollist që nuk i ishte bashkuar ekipit ishte Enis Bardhi, por mesfushori do të dalë sot në stërvitje.
Nigeriani Moses Simon është me kombëtaren në Kupën e Afrikës dhe nuk ka nisur fazën përgatitore, ndërsa Sadiku as nuk ka marrë ftesë. Atij i është bërë e qartë se duhet të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën.
Kush e di sa kontrate te keqe ka nenshkruar ky me Levanten. Ata qe kane kontrate nuk i heq dot dhe duhet t’i paguash deri ne fund.
Ky do kete shkuar falas tek Levante, si shume shqipetare te tjere qe veteofrohen pa dinjitet te klubet e huaja. Jo te gjithe, por Jane shume qe nuk ndjekin rrugen tjeter, ate qe te behesh i kerkuar, dhe Jo te veteofrohesh.
ME NJE FJALE HIK E TE TE GJEJ HOXHA NJE EKIP O MJEKER CJAP.