Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka inauguruar sot godinën e Policisë Kufitare në Han të Hotit.
Gjatë fjalës së tij, Lleshaj deklaroi se do të përmirësohen të gjitha portat hyrëse të Shqipërisë, duke i bërë ato dinjitoze dhe të rregullta.
Ndërkohë, ministri i dha përgjigje edhePartisë Demokratike lidhur me akzuat e kësja të fundit, se ardhja e EUROPOL në Tiranë është tregues se në Shqipëri krimi ka arritur në nivele alarmante.
Sipas Lleshajt ardhja e EUROPOL është shenjë besimi.
“Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë.
Ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend.
Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 ishin 23 milion shqiptarë, në 2009 ishin 9 milion”, tha Lleshaj.