Festa e SHBA, Lulzim Basha "pajtohet" me Besnik Mustafaj

11 Korrik 2019, 19:54Politika TEMA
Festa e SHBA, Lulzim Basha "pajtohet" me Besnik Mustafaj

Ambasada amerikane në Tiranë kremton Festën Kombëtare të Amerikës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha është parë të mbërrijë në këtë festë me ish ministrin e punëve të jashtme Besnik Mustafaj, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Top Channel.

Ndërsa e pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish deputeten, Klajda Gjosha.

Po ashtu kryebashkiaku i konfirmuar i Tiranës, Erion Veliaj është duke qëndruar me bashkëshorten Ajola shumë afër kreut të opozitës Basha.

Festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore kremtohet sot.

1 komente në “Festa e SHBA, Lulzim Basha “pajtohet” me Besnik Mustafaj”

  1. Qytetar says:

    Kur ishin grindur per te miren e Shqiperise !???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje