Marrëveshje e fshehtë Rama-Basha? Edmond Spaho flet me detaje

12 Korrik 2019, 18:55Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho iu përgjigj “zërave”, të cilët kanë pohuar se partitë kryesore PS-PD po përgatiten për një marrëveshje të re politike.

Në News24, ai tregoi se Partia Demokratike është e vendosur dhe nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa u larguar Rama nga posti i kryeministrit.

Sipas tij, beteja kryesore e selisë blu dhe opozitës në tërësi është krijimi kushteve që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lirë dhe të votojnë pa patur ndikime.

“Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama. 

Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllim ynë është i qartë: nuk kemi hyrë në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor.

Një dialog e bëmë në 2017, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet. Si kryetar i PS, por jo si kryeministër është e drejtë e tij të jetë në tryezën e partive politike.

Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Rama me kokëfortësi kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë. Edhe shtypi ndërkombëtar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substanciale në tërësi.

Kjo është rruga e duhur. Ne nuk donim që në 30 qershor të kishim konflikt dhe mendoj se kjo ka qenë rruga më e drejtë. Edhe durimi i qytetarëve ka një pikë mbushje. 

Në asnjë rast protesta në Shqipëri nuk ka qenë të dhunshme. 

Arritja deri tek djegia e mandateve ishte proces i gjatë dhe i dhimbshëm për opozitën. Jemi të gatshëm që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Prej ‘90 keni ndryshuar sistemin në formë të vazhdueshme”-tha ai.

I pyetur për raportin e publikuar nga DASH mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Spaho tha se ky raport, tregon një të vërtetë të hidhur dhe fakton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në gadishullin ballkanik.

“Raporti është nga më negativët që është publikuar për klimën e biznesit në Shqipëri. Raporti tregon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në gadishullin e Ballkanit. Raporti tregon se korrupsioni është faktori numër një i problemeve dhe shumë kompani amerikane janë larguar”– u shpreh mes tjerash Spaho.

5 komente në “Marrëveshje e fshehtë Rama-Basha? Edmond Spaho flet me detaje”

  1. SHKELZENI says:

    RAMA PUSHTET
    JU NE RRUGE
    RAMA NE PARLAMENT
    JU NE RRUGE
    RAMA MORI BASHKIT
    JU NE RRUGE
    PS MORI 800 MIJE VOTA
    JU NE RRUGE
    ME CFARE LLOGJIKE DO ULENI JU ME RAMEN KUR NUK JENI ASGJE

  2. Buda says:

    Sali Berisha, Lul Basha, Edi Spaho, Edi Paloka e CO qe kane uzurpuar kreun e Partise Demokratike jane sugjestionuar nga rrezatimi mediatik i Edi Rames, sic ishin sugjestionuar Don Kishoti e Sanco Panco nga rrezellimi i mullonjve te eres. Ne vend qe te punojne sa me fort qe te fitojne sa me shume zgjedhes per garen e radhes per pushtet, sulmojne krahet e Edi Rames, duke anashkaluar se pushteti ne Demokraci merret me vote dhe vetem me vote; se votat ne shumice i ka Partia Socialiste dhe jo Edi Rama. Partia Socialiste e mban Edi Ramen ne krye te saj pikerisht qe te terheqe “shtizat” dhe “heshtat” e krereve qe kane privatizuar Partine Demokratike. Sa per kohen se deri kur do te kryesoje Edi Rama qeverine socialiste, kete nuk e ka ne dore askush pervec anetareve dhe simpatizanteve objektive te Partise Socialiste.

  3. Alban Dega says:

    Cfare thone faktet kokeforta

    SHIHNI KUSH FLET PER ZGJEDHJE TE LIRA!?

    Mjeshtrit e vetete per zgjedhje me vjedhje
    edhe ne vet gjirin e PDSH-se, edhe hajnat me cizme te shtepise se vet politike ose “ hajdutet me te poshter” sic i quante filozofik i madh kinez Konfuci.
    Jo vetem te Shtepise se vet politike por edhe te vet selise se vet SHQUP-it objekt i forcave te armarosura te nje shteti anetar i Aleances strategjike politiko- ushtarake te Atlantikut Verior, NATO-s….
    Le te flasin faktet :

    Replike me “hajdutin me te poshter”
    KUSH FLET PER VJEDHJE VOTASH ?

    – Apo kur kryehajdutet therrasin kapeni hajdutin !?

    – Hajduti me i poshter !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Partia Demokratike dhe krejt opozita i kane kthyer pergjimet e kamikazeve te tyre te bindur ne krye te antiligjzbatimit shqiptar Adriatik Palla dhe Besim Hajdarmataj, ne kalin e betejes se tyre kunder qeverise
    Jo vetem kaq, por po orvaten qe ta shesin veten si Garden Pretoriane, mbrojtesin me te flakte te zgjedhjeve te lira ne Shqiperi .
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve, deshmive, provave dhe dokumenteve te pakundershtueshme:
    1- “Lideri e demokracise” Sali Berisha u zgjodh si kryetar i PD-se nga Katovica dhe koburja e Azem Hajdarit mbi tavolinen e mbledhjes se janarit 1991 pak dite pasi Aleksander Meksi kishte fituar shumicen e votave te Kryesise se saj. Rezultati u permbys!
    2- Presidenti Sali Berisha vodhi me thase votat e 26 majit 1996 dhe dy dite me vone u dha urdher Bashkim Gazidedes dhe Agim Shehut te perdorin cdo mjet per shtypjen e protestes kunder kesaj vjedhje masive votash… U rrahen vendshe e gjakosen jo vetem lideret e protestes dhe te opozites socialiste por edhe gazetaret e huaj qe mbulonin zhvillimin e saj .
    3- Presidenti Sali Sude Gjalica… u rizgjodh President nen nje lume akuzash 24 karat enveriste kunder “ imperializmit amerikan” dhe nen gjendje shtetrrethimi e lumenj gjaku shqiptaresh ne mars 1997…
    4- Ish- Presidenti Sali Berisha – hjekesi i Azem Hajdarit, vrasesi serial 1991-2011 organizoi dhe drejtoi ne dobi te padroneve te tij Milloshevic- Stanishic…kreu grushtin fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe vetem Ora Mitike e shqiptareve SHBA-ja e shpetoi Shqiperine e Kosoven nga kucedra serbo- ruse!?
    5- Sali Berisha dhe Mafia e tij krejt jashte kontrollit e ktheu qeverine e tij ne nje zyre noterie te pjelles se tij dhe Shqiperine ne Porto Romano te Argiita-Fazlicit dhe Gerdec te Xen Medihoxhe narko e human trafikut qe sot na krijon qeveri hije ne vend te ishte ne Burgun e Recit!?
    6- Kryehajdutet SaLike Floriri krijuan qeverine e tyre ne saje te Votave te 28 qershorit 2009 qe “ u numeruan keq ose shume keq ne nje te treten e tyre” sipas Raportit Zyrtar Perfundimtar te OSBE-OFHIR-it .
    7- Jo vetem aq. Ata vrapuan ti digjnin kutite e votave per te fshehur deshmite e mastrafit elektoral te tyre ndersa opozita kembengulte ne rinumerimin e tyre
    8- Ishin Sali Berisha e Lulezim Basha qe ekzekutuan 4, plagosen me dhjetra, rrembyen e torturuan me qindra protestues krejt paqesore perfshi edhe gazetare ne detyre para kryeministrise ne syte e mbare Botes me 21 janar 2011.
    9- Ishin po ata, te ndihmuar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Ylli Manjani… te LSI-se qe vodhen mbi e nen tavoline votat e Edi Rames per kryebashkiak te Tiranes dhe zgjedhjen me vjedhje ne vend te tij te Lulezim Bashes qe per 4 vjet nuk ndreqi as sahatin e saj.
    Pra gllaberuan cdo pushtet real ne Shqiperi e si Berisha edhe Meta, si Luli edhe Mona, si Fatmir Gerdeci edhe Petrit Vasili… te gjithe kukasin ne kupe te qiellit per monokraci ne Shqiperi !
    10- Vjedhja e votave ne shkalle vendi nuk mund te mos kthehej ne virus vrases edhe ne vet gjirin e familjes se tyre politike. Ne korrik te vitit 2013 Lulezim Basha vjedh hapur votat per kryetar te PD-se pas doreheqjes se Saliut.
    11- Po para e gjate atyre zgjedhjeve rivalit te tij Sokol Olldashi iu krijua nje atmosfere mbytese kryekeput antidemokratike duke i mbyllur cdo hapesire e mundesi per te bere fushate e duke shmangur cdo perkrahes te tij nga votimi.
    12- Edi Rama u dhuroi ne sini PD-se dhe Lulezim Bashes postet e 7 ministrave kryesore, kryetarin e KQZ-se dhe te Avokates se Popullit qe kishin ne dore cdo hallke te zgjedhjeve te 2017-es, cka nuk e ka bere asnje kryetar shteti ose qeverie ne Shqiperi deri sot, e ata u zgjuan nga gjumi dhe u kujtuan pas nje viti e gjysem se ua kishin vjedhur votat!?
    13- Ne vend te zbatonte demokracine minimale elektorale dhe te bente perzgjedhjen e listes se deputeteve te 25 qershorit 2017 nepermjet marrjes se mendimeve te antaresise dhe forumeve drejtuese te PD-se ne rrethe e qender, Lulezim Basha e beri listen me kunatin kundrejt pagesave nga 100 000 deri ne 250 000 euro per kandidat.
    14- Keshtu u lane jashte tyre kontribues te shquar, figura historike e personalitete te PD-se, si Jozefina Topalli, Eduard Selami e intelektuale te shquar te saj te cilet u zevendesuan nga capacule e lehes pa tru si Ervin Salianji, Klevis Balli Fahriu, Enkeled Alibeu, Shehu i xhinxhieve te Vlores….
    15- 16- Vetem nje muaj mbrapa dhe ne Nentor 2018 Lulezim Basha ne vend te jepte doreheqjen e pakthyeshme per deshtimin total te tij dhe Partise se tij tri here radhazi ne tri pale zgjedhje vjedh votat ne gjirin e familjes se tij politike me kamikaze te tij dhe te kunatit, qe kapen duke votuar deri 4-5 here secili per kryetarin e shpartalluar keqazi.
    “Nuk ka hajdut me te posher sesa ai qe vjedh shtepine e vet”, thote nje shprehje e filozofit kinez Konfucit.
    E pikerisht ky Lulezim Basha eshte bere sot flamurtari i luftes kunder gjoja vjedhjes se votave nga PS-ja ne 2016-2017 ne Shqiperi
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se kryehajdutet e PD-LSI-se therrasin Kapeni hajdutin !
    Cfare i dine shqiptaret, popull pa sy ne balle e veshe per te degjuar, pa kujtese historike, pa din e iman si vetveten dhe shoket e tyre qe mendojne e luftojne si e si do ti kalerojne e shkretojne, tu bejne lavazh truri e ti mashtrojne, ti perdorin si raja e mish per topat e tyre te ndryshkur serbo- greko- ruse sa here tua doje qejfi !?
    Gabim trashanik.
    Turp e faqja e zeze u qofte ore antishqiptare te vetdeklaruar e antiamerikane te terbuar !
    Laneter te paftyre!

    Ne vend te epilogut:

    Kam ndjekur disa programe mendimesh e analizash te televizioneve shqiptare dhe kam vene re se as perfaqesuesit zyrtare te mazhorances, pervec Edi Rames, Vasilika Hysit e dy tre tjereve, as analistet e paanshem nuk kane perdorur sa e si duhet faktet si te mesiperm, por merren me replika terrci verrci dhe teorizime pa vlere.
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra!
    Fakti bind, flet vet, nuk ka nevoje per lume fjalesh!
    Perdorni faktet kokeforta qe u teprojne!
    Folni si populli me popullin e per popullin!
    Harroni vetveten. Lerini nervat ne shtepi me femijet e familjet tuaja !
    Para kamerave perfaqesoni jo unin tuaj, por nje kauze, nje popull, nje politike qe ka me vete shumicen e shqiptareve.
    Ndiqni shembullin e Edi Rames, Vasilika Hysit… nga politika, Sokol Balles, Spartak Ngjeles, Anila Bashes, Dritan Hiles, Lorenc Vangjelit, Artan Hoxhes, Skender Minxhozit, Shpetim Nazarkos… Kloseve…

  4. Termal says:

    Cfare karagjozesh ! Ne zgjedhjet parlamentare te 2009 ,ku PD u shpall “fituese” nuk pranoi te beje as transparencen me minimale . Kerkeses se Rames per te kontrolluar gjithe procesin zgjedhor( pa ndryshuar partine qe u shpall ligjerisht fituese per te qeverisur ) me hapjen e kutive me qellim qe pergjegjesit ciletdo te ishin te viheshin perpara ligjit dhe ky fenomen te zgjidhej perfundimisht per zgjedhjet e ardhshme ) Berisha, i cili e dinte shume mire se cfare pislleqesh permbanin ato brenda tyre veproi kategorikisht kundra hapjes qofte edhe te ndonje kutie te vetme duke u vene zjarrin ne rastin me te pare ,natyrisht duke mos harruar edhe zanatin e tij te vjeter te diversionit kur deklaronte se “Rama kerkon te fuse ne burg kater apo pese mije komisionere socialiste” Perndryshe kater vjet me vone pra ne 2013, kur Berisha humbi ,u hapen sipas qejfit te tij fillimisht te gjitha kutite e Lezhes dhe pastaj edhe te Shkodres ku sic dihet nuk u gjet asnje parregullsi.Po keshtu edhe me keto zgjedhjet e fundit lokale ku PD -LSI kane dale blof ne pretendimet e tyre. E pra cdo njeri qe ka qofte edhe dy pare mend ne koke e kupton shume mire se kush ne te vertete i vjedh zgjedhjet ne Shqiperi dhe kush do qe ato te mos zbulohen kurre kur jane ne favor te tij. Sidoqofte sikurse ka ardhur puna vetem sistemi pavarur i drejtesise do ti zgjidhe perfundimisht edhe keto karagjozlleqet e kesajhershme.

  5. Raul says:

    Kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm me ndermjetesimin e Nora Bythderrja Gjithollog’ja se ajo është përfaqësuesja e leshitdhise rahmet paste në të gjitha kanalet televizive si gjithollog’ja surratgerdalla e leshitdhise , tani që leshelija vdiq me 30qershor, dhe Nora Bythderrja të Gjithollog’ja mos të mbajë me shpresë se do bëhet me zvministre apo deputete por të merret me diçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje