Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur fazën e marrjes në pyetje të 22 kandidatëve prokurorë për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.
Të fundit që mbyllën fazën e intervistimit ishin prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prenci, Ndini Tavani dhe Maksim Sota.
Vrasja e bankierit Artan Santo, hetimet e çështjes së Bankës së Shqipërisë, dosja 339 me 74 të pandehur, hetimet mbi grupet kriminale në Tepelenë si dhe sekuestrimi i një sasie të madhe heroine në Kosovë, kanë qenë disa nga çështjet që këta prokurorë kanë hetuar.
Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe prokuror në Njësinë Anti Korrupsion në Tiranë.
Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo.
Konkretisht Prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së bankës ku ishte aksioner Santo, si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.
Po kështu, ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.
Pyetjet për të lidhen me çfarë cilësish do të sjell prokurori Tavani në SPAK, çfarë do të thotë SPAK në botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor.
“Kam paraqitur për vlerësim dosjet që kanë mbaruar dhe secila prej tyre ka specifiken e një dosje të ardhshme e SPAK dhe aktualisht kam 12 dosje në hetim.
Kam hetuar shumë zyrtar të lartë shtetërorë, nga ish-ministrat, ish-deputetë etj.
Me pavarësinë e prokurorëve që buron nga ligji i ri rritet dhe përgjegjësia e tij për punën që bëj”, mësohet të ketë thënë ai, raporton A2.
Vladimir Mara iu përgjigj këshillit për rastin e vitit 2016, sekuestrim i sasisë së madhe prej 4 tonë narkotikësh në Vlorë kur është akuzuar mediatikisht për aksionin e policisë.
Mara pohoi se nuk ka qenë fare prezent në vendngjarje dhe tha se “kam lajmëruar për dekonspirim duke kërkuar një hetim për personat që morën pjesë në aksionin e policisë.
Në këtë rast media ka qenë e përdorur dhe kam kërkuar që Prokurorinë e Përgjithshme të bënte një sqarim publik”.
Mara u shpreh se në çdo vend që ka punuar ka sjellë eksperiencën e tij dhe është përpjekur të bëj më të mirën në respekt të profesionin e tij.
Po ashtu edhe Dritan Prençi ka prezantuar 9 vitet e tij në Prokurorinë e Tropojës dhe 5 vite si drejtues i Prokurorisë së Kukësit.
Aktualisht ai është i komanduar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka dhënë dënim të përjetshëm për Jaho Mulosmanin, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe dënimin me burg për dy anëtarët e familjes Haklaj.
Ndërkohë, ai ka përfaqësuar në gjykatë dy çështje aktuale, që janë nën hetim; atë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të ish-drejtorit të Burgjeve, të akuzuar për korrupsion.
“Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhurat për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje nën hetim, me më shume se 5 gjyqe në ditë”, është shprehur Prençi.
I pyetur çfarë ndjesie i jep fakti që ka marrë konfirmimin nga organet e vetting-ut dhe a ka pasur kërcënime në lidhje me çështjet që ka në hëtim, Prençi është përgjigjur:
“Po ka pasur, për shkak të akuzës që ngrita ndaj tij (ish-ministrit Tahiri). Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj në Gjykatë rastin e tij.
Nuk do të luhatem në vendimmarrjen time për deri sa veproj konform ligjit”, ka thënë ai.
“Çfarë vështirësish mund të hasë SPAK në hapat e tij të parë?”, u pyet ai sërish.
“Ndoshta mungesa e BKH. Duhen ngritur sa me shpejt strukturat për hetim në mbështetje të punës së prokurorëve”.
Nese ne SPAK futen disa si keto me siper SPAK do te kthehet ne KAPAK.
Vetëm prokurorët e huaj mund të ndryshojnë rrjedhën e prokurorisë së korruptuar shqiptare. Këta janë të gjithë të përlyer dhe të komprometuar dhe të rikatueshëm. Në atë detyrë duhen njerëz me moral trasparent dhe të lartë, e pamundur mes shqiptarësh.
Dritan Prençi vëdhtir se do jetë prokutor i SPAK-ut.
Kokën do t’ja hajë dosja “Tahiri” se ishte shumë e stisur.
I sakte Era.
Keta qe po planifikohen per ne SPAK,nqs mendojne akoma qe ti sherbejn akoma kryekriminelit Sali Berisha dhe nuk e denojne ate,atehere drejtesia ne shqiperi do ngelet atje ku ishte.Drejtesi nuk do kete dhe populli do vazhdoi te vuaj.Saliu edhe kur te futet ne varr,do kerkoi t’ja lene bishtin e litarit jasht.Pra ai nuk eshte i ngopur me krime ne kete jete,por do qe te beje krime edhe ne ate jete.Kemi shpresa se SPAKU do beje drejtesi.
Pooooo sa large te paska mbetur Sahati o njeri,do te zeri ndonje semudje nga frike qe Saliu eshte Gjalle e Mire me
Shendete,beje ndojnje kritike qe te kete kuptime mos u merr me Saliun,
Spake eshte totalishte I pabesueshem der ne momentin qe ne do te shofim rezultatet te pa aneshme politikishte,nqs se Spak merret me peshqe te vegjel duke Anashkaluar korrupsionin qe Po e Vdese Vendin ska Rezultate.
Ka nder kta qe kursesi nuk jan per SPAK. Nuk mund te hetojne ata qe jane per hetim vete. Si kan fyryre.
E keni njeriun per te drejtuar SPAK, ai quhet Spartak Ngjela. Ne gjykimin e sejcilit, mbetet njeri profesionist dhe ajo qe e karakterizin eshte i drejperdrejt me cilin do.
Po si mund te mburresh me ceshtjen Tahiri?! Bardh Spahia u lirua se nuk ishte marre urdher nga prokurori te arrestohej! Per Saimirin nuk ka asnje telefonate direkt te tij vecse persona te trete! Kjo eshte drejtesia e re me prokurore politike berishiane? Si mund te shpiesh Saimirin ne gjyq kur nuk shpihet Saliu dhe Luli qe vrane ne syte e te gjitheve kater vete? Kur Meta me ze e me figure flet per 700 mije euro dhe nuk dalin para drejtesise! Keta ish gjykates dhe prokurore duhet te pakten te largohen nga sistemi!
500 prokurore+500 gjykates+ 2000 police te huaj=3000×$100000( rroga vjetore) × 10 (vite) = $ 3miliard . Kjo eshte e vetmja zgjidhje per ata qe duan te na ndihmojme. Te gjitha te tjerat jane te destinuara te deshtojne. Po te duan le te na e japin edhe si kredi me interes, se vetem me leket qe ka Meta edhe Berisha do ti paguajme. Kurse me leket e Bashes, Rames e te gjithe te tjereve do mundemi te paguajme te gjitha borxhet ndaj FMN edhe me ato qe mbeten do mundemi ta bejme Shqiperine nga e para.. ?
Ky Prenci i duket vetja se asht specialist i zoti.Po me cfare lexova ky asht aspak i afte kur tregon per rastet Saimir Tahiri,Jaho Mulosmanit.Kur ne intervistat e Izet Haxhise ngjarjet rrjedhin krejt ndryshej per Mulosmanin.
Me kaq jam pesimist me suksesin e SPAK-ut.
Bravo Julio.
Spartaku eshte mijera vite drive larg nga inteligenca me keta rula.
SPAKU DUHEJ TE BEHEJ VETEM ME MAGJISTRATE TE RINJ TE TRAJNUAR NE BE -USA …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!PA KOSTO PA KORRUPSION …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Julio,
Ptoblemi i dpartakut nuk eshte se njeh ligjet , problemi eshte se shitet !
Eshte shume e veshtire ne shqiperi te funksionije ne menyre ideale BKH dhe SPAK, sepse prokuroret dhe gjyqtaret jane brumosur nga ata qe i kane emeruar, mbase jane edhe plepista dhe nuk kane Ideale. Duhet te presim nje brez tjeter prokurore dhe gjyqtare idealiste te ardhshem qe te funksionoje ne menyre ligjore drejtesia dhe pasi te jete zhdukur kjo race bastardesh te politikes se vjeter shqiptare ose me mire 5 politikanet me te shkerdhyer dhe te korruptuar shqiptare 2B, 2M dhe 1R. Kur te shfarosen keta 5 bastarde do shpetoje shqiperia. Per keta duhet te ngrihet populli.
Ngjela mund te jete nje drejtues i shkelqyer i SPAK.Po edhe keta gjykatesit qe jane mund te bejne shume nen drejtimin e Ngjeles.Mos harroni qe Enver Hoxha beri kerdine me gjykatesit e Zogut kunder klases borgjeze dhe bashkpuntoreve te fashizmit.Ata shpejt e kthyen pllaken dhe bene ate qe te gjithe e dine.
Po te jete Spartak Ngjela i fute ne burge,pa perjashtim cil do qofshin ata,po kta plehra me emrin politikan sjane te interesuar te fusin veten ne burge.Kta bejne sikur po ngrihen organe kopetente per te burgosur hajdutet e kriminelte,eshte absurde qe do te ndodhe nji gje e tidhe,ne vendin tone.