Mitsotakis kundër emigrantëve, ç’do të thotë kjo për shqiptarët në Greqi?

12 Korrik 2019, 18:01Sociale TEMA

Kryeministri i ri konservator i Greqisë duket se ka konfirmuar zërat për ndjekjen e një politike anti-emigracionit, tani që Demokracia e Re ka fituar një mandat katërvjeçar për të udhëhequr vendin fqinj. Kyriakos Mitsotakis është i bindur se Greqia, ekonomia më e madhe në Ballkan, duhet të ketë fjalën kryesore kur bie fjala tek politikat europiane për emigracionin dhe për mbrojtjen e kufijve, duke ndjekur kështu një polikë të ngjashme më atë të koalicionit populist në Itali. Në një intervistë me rrjetin televiziv britanik BBC, ai është zotuar ta “bëjë Greqinë madhështore sërish”, duke shqetësuar jo pak ekspertë të emigracionit për ndjekjen e politikave populiste që janë përhapur kohët e fundit nga SHBA-ja në Europë dhe kanë në qendër të tyre emigrantët.

Në një prej mbledhjeve të para pas betimit të qeverisë së tij, Mitsotakis ka qenë në Ministrinë e Rendit për të diskutuar mbi sigurinë dhe emigracionin. Po atë ditë ai ka vendosur të shkrijë Ministrinë e Emigracionit, duke e kaluar këtë digaster nën Ministrinë e Rendit.

Ashtu si edhe në Itali, edhe në Greqinë fqinjë, emigrantët dhe politikat rreth tyre kanë përbërë gjithnjë bazën e konfrontimeve midis partive më të mëdha të sistemit, duke bërë që emigrantët të shohin me frikë ardhjen e Demokracisë së Re në pushtet. Që papara se të vinte në pushtet, Mitsotsakis ishte betuar të transferonte Ministrinë e Migracionit, të themeluar nga SYRIZA, tek Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve. Duke zgjedhur rrugën më të shpejtë, vendimi për shkrirjen e ministrisë u botua në Gazetën Zyrtare mesnatën e së hënës, pa u diskutuar në parlamentin e ri grek.

Konservatorët grekë, si në pozitë ashtu si në opozitë, janë shprehur kundër mbërritjes së emigrantëve në vend si nga Lindja, kundërshtim që duket se u fuqizua pas ardhjes nga Shqipëria të rreth 1 milion emigrantëve në fillim të viteve ’90 dhe u kthye në një platformë të vërtetë politike pas mbërritjes së mijërave refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Këto politika ka të ngjarë të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në rrugën që do të marrin marrëdhëniet Tiranë-Athinë për shkak të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj. Deri më tani, zëra kritikë nga opozita e majtë thonë se qeveria Mitsotakis do të bëjë të pamundurën të vonojë sa më shumë dhënien e nënshtetësive greke një proces që gjatë viteve është provuar se ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm.

Megjithëse jetëshkurtër, qeveria e socialistëve e Papandreut në vitin 2009 krijoi një bazë për politikën e emigracionit që do ta zbatonte në një masë më të madhe se çdo qeveri në 30 vitet e fundit, ajo e kryeministrit Tsipras. Për herë të parë numri i shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësi është rritur ndjeshëm duke shkuar në gati 20% të atyre që jetojnë në vendin fqinj.

Vendimi për transformimin e Ministrisë së Emigracionit ia ka lënë tanimë në dorë politikat që lidhen me emigrantët, Michalis Chrysochoidis-it, i cili shërbeu si ministër i Rendit Publik me PASOK dhe riemërua në këtë pozicion nga konservatorët të hënën.

“Transferimi i Ministrisë së Emigracionit është tregues se qeveria e re do të ndjekë emigracionin si një çështje delikuence dhe jo si një krizë humanitare. Nuk ekziston një praktikë e tillë në vendet e tjera evropiane,” tha ministrja në largim e Mbrojtjes së Qytetarëve Olga Gerovasili përpara shtypit. Chrysochoidis u përgjigj duke thënë se edhe “në Itali, Francë, Portugali, Spanjë, në Evropën Jugore, politika e emigracionit është në duart e Ministrisë së Brendshme”.

Fuqizimi i “Agimit të Artë” duke u kthyer partinë e tretë më të madhe në vend, e shtyu në të kaluarën Demokracinë e Re të propozonte disa politika shumë të djathta kur binte fjala tek emigrimi. Disa përkrahës të mëdhenj të “Agimit të Artë” mund të kenë qenë gjithashtu të tërhequr nga Demokracia e Re me premtimin e saj për kontroll më të fortë të emigracionit dhe sigurinë kufitare.

Mbajta e këtij premtimi do të kërkojë bashkëpunim të mëtejshëm me BE-në dhe vendet fqinje të Greqisë, duke marrë parasysh pikëpamjet aktuale mbi emigracionin në Europë dhe ato të partive simotra të Demokracisë së Re në BE, të cilat janë bërë gjithnjë e më konservatore kur është fjala për politikën kufitare. Në këtë mënyrë, emigracioni paraqet një mundësinë të artë që Greqia të ketë më shumë ndikimin në hartimin e politikave të BE-së.

Mitsotakis flet si kryeministër

Mitsotakis ka folur për herë të parë si kryeministër në një intervistë televizive për BBC. Ai shpalosi idetë dhe planin e tij për ta bërë Greqinë ‘madhështore përsëri’, duke ndjekur kështu një taktikë të ngjashme të atë të presidentit amerikan Donald Trump.

Ai shprehet se ekonomia në Greqi do të rritet nëpërmjet rritjes së pagave, domosdoshmërisht asaj bazë. Për rritjen e mirëqënies së grekëve qeveria duhet të reduktojë shpenzimet e ‘kota’. Gjithashtu Mitsotakis nuk ngurroi t’i qëndrojë besnik premtimit të tij për heqjen e taksave personale dhe koorporatave të mëdha në Greqi.

Megjtihatë, pavarësisht premtimeve të fushatës, ai ka deklaruar se ai nuk ka “shkop magjik”, por ka një plan që lidhet me drejtësinë sociale.

“Do të sigurohem që paga bazë të rritet sa më shpejt. Kështu që ata që jetojnë me pagën bazë, të gëzojnë më shumë përfitime nga përmirësimi i kushteve ekonomike”, tha Mitsotakis për BBC.

Mitsotakis tha se qeveria e tij është gati që ta sjellë Greqinë përsëri në rrugën e rritjes ekonomike.

“Ajo që dua të siguroj është se rritja ekonomike do të ndahet në mënyrë të drejtë. Për mua kjo është sfida më e madhe me të cilën do të përballemi”, u shpreh kryeministri i sapozgjedhur.

Po ashtu si premtoi se ulja e para e taksave dhe tatimeve për bizneset do të bëhet në 1 janar të vitit 2020. “Qeveria jonë synon të kontrollojë menaxhimin efektiv të shtetit dhe të zvogëlojë shpenzimet e panevojshme kudo që të jetë e mundur. Dhe, për më tepër, një ekonomi që rritet me një normë prej 4% në vit sjell më shumë para në fondet publike se sa nëse lëviz me 2%. Është e thjeshtë”, tha Mistotakis.

Mitsotakis u vu në siklet nga gazetarja e BBC, kur ajo e pyeti për politikat gjinore, duke shprehur habinë se përse në kabinetin e tij qeveritar me 21 ministra, ka vetëm dy gra.
Mitsotakis u mundua të justifikohej me një përgjigje të pakuptimtë, duke thënë se nuk kishte mjaftueshëm gra të interesuara për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Gazetarja shprehu sërish habi duke i thënë se si është e mundur diçka e tillë në një vend të madh si Greqia. Kryeministri e gjeti justifikimin tek fakti se në listat e kandidatëve për deputetë ishte përcaktuar me ligj që 40% e tyre të ishin për femrat. Dy ministret e vetme të gjinisë femërore në kabinetin e qeverisë Mitsotakis janë Ministrja për Kulturën dhe Sportin, Lina Mendoni dhe ajo për Edukimin dhe Çështjet Fetare, Niki Keramues.(Gazeta Si)

16 komente në “Mitsotakis kundër emigrantëve, ç’do të thotë kjo për shqiptarët në Greqi?”

  1. Hoxh Armandi says:

    Asnje muhamet, hysen, hasan ne greqi. Te gjithe te erdogani ose ne turkoshqiperi ne bathore.

    1. Grigor says:

      O koqe kandari,
      Populli grek nuk ka patur asnjehere probleme me emigrantet ekonomike nga Shqiperia.
      Ata mbajten gati 500 mije emigrante nga Shqiperia dhe nuk e paten problem.
      Problem ne Greqi Jane Sirianet, dhe ata qe shiten si Siriane.
      Ndersa kjo deklarata e ketij Miços, i biri i Taqit, eshte vetem per konsum elektorati. Populizmi dhe nacionalizmi Jane dy mjetet me te kehta dhe efikase politike, por duhet te jesh maskara qe t’i perdoresh.

    2. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

      amin

    3. fishman says:

      hahaha o 300 leksh ne shqiptareve ne hongsh majen e carit ti me gjith kulin qe do me bo sikur ka shtet ne shqiptaret po ikim cdo dite nga greqia e nuk po i rruhet kujt per kte vend legenash po shif nij siria ose paki se mos e bosh dhender

  2. Hahahaha says:

    Ky majmun cirku duhet nje here te filloj te ngrej ushkurin e brekeve pastaj te filloj te kopioj politikanet e Perendimit vendi i tij eshte me shume nje hale per emigrantet se sa i preferuar….

  3. Xeni pa qime says:

    JU E GJYKONI GREQIN ME SYTE E NJE SHQIPTARI POR KETEJ …. GREQIN E KONSIDEROJNE SI NJEREZ QE VUAJNE PER TE NGRENE DEMBELE QE NUK PAGUAJEN BORXHIN QE NUK PUNOJNE ….NE EU GREQIA NUK LLOGARITET FAREEEEEEEE

    1. John says:

      Po llumin albanez?

  4. Skenderbeu says:

    Do filloje Angi ti prese ndihmat gjermanet ne euro dhe Ky Miu-Coro-o – Taqi, do zbathe breket bashke me papaset.

  5. Ceco kapedani says:

    Ore po keta gazetaret flasin sikur jemi ne vitet 90. Me fal, po sa eshte numri vjetor i Shqiptareve qe emigrojne ne Greqi? Edhe pse ska statistika besoj se eshte i paperfillshem. Kurse ata qe jan atje jane brezi i dyte me tani. Nuk i dallon me nga greket. Kam takuar disa prej tyre kur kam qene me pushime. Me pak fjale Greqia e ka humbur me karten e emigranteve qe perdorte me para (disa nga ju ketu ndoshta jan te vegjel per te mbajtur mend operacionet fshesa). E vetmja kart qe mund te perdor tani eshte ajo e pranimit ne BE. Por edhe aty me shume frike ka mos e nxjerrin per vete jasht sesa te kercenoj te tjeret me veto. Edhe pse me dhimbje iken ato kohe. Tani vetem po vajti ndonje per te bere plazh…….

  6. Pellazgos says:

    Edhe pas 30 vjeteve “shqipetare” i consideroni ju keta?
    Shqiperia me politiken e saj proturke dhe kunder Greqise do ta paguaj shtrenjte,kush ka pak mendje (poco mind),eshte ceshtje kohe.
    Ne qe ke mi Nderin te vetequhemi Epirote ne Ilyrine e Al-banistanit nuk do ju leme te beni ato qe na bete 500 vjet duke mbajture te semurin e Bosforit ne kemb.
    Kombi yne Ilyro Epirote nuk do behet perseri Pashallek I Erdoganit,pamvaresisht se Rama me dhemb te krimbur kerkon te “kafshoje” Greqine dhe Arvanitasit qe luftuan per Epir.
    Al-bania si protektorat I Turqise ose do perfundoje e tille ose kete do e paguaj populli i pafajshem sic e paguajne ata qe jetojne konfliktin e Turqise.
    Refugjatet e Al-banise qe jane bitte e Genicereve turq,do kthehen ne Jencere Greke perseri.
    Qeni leh atje qe ha.
    Shqiperia duhet te bej pyetjen,pse Naimi,Samiu,Abdullahu,Ismaili nuk luftuan me Arvanitasit per tu “cliruar” ne qofte se ishin “vellezer me ta” por shkuan dhe ndihmuan me mish e me shpirt (meat and spirit)?
    Dihet mire qe termi “Shqipetare” ne ate kohe nuk egzistonte,ndryshe do luftonin ketu apo te bashkoheshin me Arvanitasit.

  7. Anastasit me car turinjve says:

    Ah ju dhjefsha mu ne Greqi.

  8. sss says:

    Qe nga syfeti ky nuk duket pozitiv .

  9. lisi says:

    GREQIA-BORDELLO E EUROPES.

  10. Spectrum says:

    Artikull koti asgje s do bej Mitsotaki te gjitha si kane qene do jene,thjesht numri i emigranteve nga orienti u plotesua do nderpriret ardhja e tyre ne Europe sespse duhet te sistemohet fluksi i pare,

  11. Ujku Plak says:

    Greqia per Europen eshte si ata lypesit ne lokalet e bllokut ne Tirane. ku kamarieret ose menaxheret i shtyjne me mosperfillje jashte .beni llogarite vete tani sa peshe ka Greqia ne EU, qe te ndikoi ne vendimemarriet e EU,. Te me falin lypesat per krahasimin

  12. Komentuesi says:

    Grigor Bukur.Miço i biri Taqit.Ha ha ha ha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje