Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Përfundimi ka ardhur nga barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.
Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik,, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.
Sipas barometrit, vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.
Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë.(TCH)
Ska mundsi te jete e vertete…
Ne sapo miratuam ligjin qe mbron mjeket sepse i mbyten me dajak per kete arsye ju na nxini faqen me keta shkrime
spitalet ne shqiperi jane tmerr cop cop edhe po nuk dhe lek te lejn me vdek aty .gjakpiresit e poshter turp te keni te gjith pa perjashtim..
E keqja eshte se vete qytetaret japin para nen dore dhe pastaj ankohen. Kam patur rastin te shkoj ne spital ne me teper se nje rast per njerezit e mi te shtruar ne Tirane dhe Elbasan. Asnje prej tyre nuk ka paguar para dhe sherbimin mjekesor e kane patur te shkelqyer. Kur dikush i ofron para nje punonjesi te shendetesise, ky i fundit do te ishte budalla po te mos i merrte.
Ankohen se nuk kan para.Gjysma shqiptareve paguajn rushfet..Po pse mor gomer!!!!Jeni te siguruar.Pastaj akuzoni qeverin??????.Pse nuk ngrini zerit e te denonconi?Por kam mendim tjeter,shqiptaret jan te krimur ne leke sepse per cdo problem paguajne rushfete,drekohen e darkohen neper restotante qe gjithemon jane plot,udhetojne me maqina per qejfe,ne nje kohe qe makina eshte mjet pune ne vedet e zhvilluara ku ato jane emigrant,pushimet verore e dimrore brenda e jashte shtetit pa fund(e nuk jane te lira).Kulmi arrin me pergjgjen idiote nje pakice pushojne brenda e jashte Shqiperis,nje pakic drekohen e darkohen ne restorante,nje pakic udhton me makin per qef!!!!!!!!!!!.Pyeteni emigrantin shqiptar:a paguan rushfet kaq shume si ne Shqiperi,sa here ne muaj shkon e darkohet e ne asje mendyre te drekoj) ne ndonje restorant?Rreth 90% E shqiptareve kan shtepia personale,kur shtepit personale te qytetareve europiane levizin nga20-40%!!! e megjithate ju mendoni se jeni te varfer.CUDI!!!!!!
Zgjidhje te mencura Zoti Kryeminister
VETING NE TATIME DHE DOGANA +
Smart Solution Mr. Primer +
Jo mikroskop por me minkronskop per secilin prej tyre nga drejtori a kryetari i madh ne Tirane e deri tek ai i Ceremit apo Vermoshit…
Perdorni spy shoppers ( bleres spiune ) ose spy clients ( kliente te fshehte )
500 dollare per 8 ore u pagua nje klient imi per “ spiunim” ne autobuzet e nje lagjeje te Bronxit te shtunen qe kaloi…
7500 dollare gjoba per pasagjere pa bileta autobuzi dhe 2500 dollare gjoba per shofere qe nuk zbatonin orarin e tyre solli ai ne arken e MTA- Metropolitan Transportation Agency te Nju Jorkut,
Pra 2000 per qind 20 fishin fitim, vetem per nje dite !
E keto metoda te thjeshta me fitim te madh e mesim edhe me te madh, ka tri, ndofta me shume Vite qe perdoren edhe ne restorante, plazhe me pagese, dyqane, motele e hotele, sherbime shoqerore, spitale private e publike…
E duam Shqiperine si Amerika demokratike Zoti Rama dhe mbare vellezer e motra 95 per qind proamerikane!
Para disa ditesh u shtrova ne spiralin e Tiranes, ne kardiologji. Mjeket me ben nje nderhyrje. Ne u ofruam leke por ata nuk I pranuan. Na erdhi turp nga vetja. Faji eshte Joni.