Rreth 700 emigrantë pa dokumente nga shtete të Afrikës Perëndimore kanë protestuar në qendrën e Parisit për më shumë të drejta dhe shtetësinë. Të mbledhur brenda mauzoleut të Panteonit ku prehen figurat më të shquara të vendit, protestuesit “jelekzinj” theksuan se ata po skllavërohen si shekuj më parë.
Qindra emigrantë të paligjshëm pushtuan të premten monumentin parisian të Panteonit për të denoncuar kushtet e jetesës me të cilat ata përballen në Francë.
Duke huazuar nga lëvizja antiqeveritare e “jelekverdhëve”, të vetëquajturit “jelekzinjtë” për shkak të prejardhjes së tyre nga Afrika, kërkuan dhënien e dokumenteve për të jetuar në vend si shtetas normalë.
Emigrantë nga dhjetëra qendra strehimi të Parisit dhe rretheve, si edhe banorë të banesave sociale, bënë thirrje për dialog me kryeministrin francez, Eduard Filip.
Ata thanë se në kryeqytet ka 200 mijë apartamente të lira, ndërsa emigrantët detyrohen të jetojnë poshtë urave apo në qendra emigracioni të cilat duhen mbyllur.
Rreth 600 emigrantë u futën në mauzoleun francez ku prehen figurat më të ndritura të vendit, për t’u shoqëruar jashtë pas disa orë negociatash me policinë.
Protestuesit thanë se bllokimi i Panteonit francez kishte një mesazh specifik, për të denoncuar poshtërimin që atyre po u bëhej sikurse shekuj më parë kur vendi i skllavëronte njerëzit me ngjyrë.
Në mbështetje morale të emigrantëve dolën disa politikanë të majtë, ndërsa kryetarja e partisë ultradjathtiste, Marin Lë Pen, shprehu zemëratën e saj.
“Është e papranueshme kur sheh shtetas të paligjshëm që zaptojnë pa u ndëshkuar qendrën e Republikës tonë. E vetmja e ardhme e emigrantëve në këtë vend është largimi i tyre, ky është ligji,” u shpreh Lë Pen me një mesazh në Twitter.
Jelekzinjtë kanë protestuar edhe më parë kundër shfrytëzimit dhe largimit nga Franca, dhe janë zotuar ta zgjerojnë aksionin deri në përmbushjen e kërkesave.
Mbajini tani se ju keni mare jeten me shekuj te tere ,do tu kthehen per koke c keni patur koloni e qe ju keni pire gjakun.
PARIS ESHTE BERE AFRIKE VETEM TE ZINJE SHIKON
Concncncn dhe jelek zit mungojn me gjith prb qe kemi …po’ un mendoj…kush ju tha ju me ju qifsha rracen te bonit nga 20 kalamoj per shpi ..pa buk e pa uj ..dhe Tani doni identitet …me vjen keq qe ato bomba atomike po’ ndryshken neper bunkera …perdoreni e shfarosni ket rrac pill motre se pushtun boten …1.4 miliart kinezet ….1.2 miliard hindia ..2 miliard te zit …fut ketu dhe latinet koret tajlanden dhe japonin …..Boni vet dhogarit sa jemi ne te bardhet …me dhogarit qe boj un per 100 vjet ne perfundojm te zhdukur si dinosauri ..zhdukemi komplet …