Emërohet drejtoresha e re e Tatimeve, ja kush do zëvendësojë e Enton Duron

15 Korrik 2019, 12:09Ekonomia TEMA

Delina Ibrahimaj është emëruar drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ibrahimaj mbante postin e drejtoreshës në INSTAT.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.

Ajo zëvendëson, Enton Duron, i cili u shkarkua një javë më parë nga kryeministri i vendit, Edi Rama, për rezultate të ulëta.  Duro qëndroi më shumë se tre muaj në krye të Tatimeve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje