Thomas Hodgson nga Cumbria e Anglisë ka festuar ditëlindjen e 100-të, duke u hedhur me parashutë nga aeroplani.
Ai kishte lindur më 30 qershor 1919, kur përfundoi Lufta e Parë Botërore.
Mirëpo lëshimi me parashutë nuk mund të bëhej me 30 qershor, për shkak të erërave të fuqishme dhe u shty për disa ditë.
“Jam kënaqur aq shumë, sa që fjalët nuk e përshkruajnë. Më solli kohën e luftës, por këto mendime i largova menjëherë” ka thënë Hogson pasi aterroi me sukses. (TemA)