Çuçi: AKU në terren për sigurinë ushqimore, asnjë tolerim për lokalet me muzikë të lartë

16 Korrik 2019, 14:00Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sarandë, me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki.

Ministri Çuçi kërkoi një koordinim më të mirë të punës mes të gjitha institucioneve në mënyrë që sezoni turistik në Sarandë të mos ketë probleme. Në mënyrë të veçantë ai e vuri theksin tek niveli i ndotjes akustike dhe tek siguria ushqimore.

“Nuk lejohen më zhurmat pas orës 12:00 të natës. Më shumë ne përfitojmë lavdërime dhe turistë duke kufizuar zhurmat, sesa duke i prishur qetësinë 10 apo 20 pushuesve që duan muzikë me volum të lartë. Ndërkohë 500 të tjerë që janë rreth e rrotull shqetësohen që kanë ardhur me pushime dhe nuk kalojnë asnjë ditë të qetë”, tha Çuçi.

Sa i përket sigurisë ushqimore, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkoi nga inspektorët e AKU-së që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit, por të veprojnë me etikë dhe qytetari.

“Duhet të veproni me seriozitetin maksimal, por me kulmin e etikës dhe edukatës. Kjo është themelore për të pasur një fytyrë të shtetit ashtu siç duhet dhe për të garantuar gjithë pushuesit. Nëse pushuesi mund të të falë disi zhurmën, kur vjen puna tek ushqimi askush nuk toleron. Prandaj duhet të jemi shumë rigoroz në këtë drejtim”, tha Çuçi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë koordinojnë Task Forcën për sezonin turistik në bashkitë Sarandë dhe Himarë.

Të pranishëm ishin prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, kryebashkiaku i zgjedhur i Sarandës, Ardian Gurma, si dhe drejtues të tjerë të institucioneve vendore.

3 komente në “Çuçi: AKU në terren për sigurinë ushqimore, asnjë tolerim për lokalet me muzikë të lartë”

  1. ana says:

    Edje me ndotjen akustike merret ministria e bujqesise? Po turistet muzike duan, gjumin e kane lene ne shtepi.

  2. Bk says:

    D.m. th deri ne 24.00 lokalet mund te ngrene volumin sa t’u doje qejfi. E pamundur te kaloje rehat ne shetitoren e Sarandes mbreme. Te gjitha dyqanet, nga me te vegjlit kioska deri te me te medhate kishin ngritur muziken ne kupe te qiellit dhe te dukej vetja sikur ishe futur ne ferr. Tmerr i vertete. Kjo pune nuk behet me perkedhelira. Po te donte shteti e disiplinon menjehere sic beri me duhanin ne ambjente publike. Mjaft me me konstatime por me vendime tè prera.

  3. mirel drejtesia says:

    Nese veprohet,sipas jush,do te jete nje bukuri….por per fat te keq sa here eshte lajmeruar policia dhe ajo genjen,duke thene ja…ja…do vijme.
    Ne lagjen ‘Irfan Tomini”afer nje cerdhe,rresht tek pallatet e Dukatit nje retaurant po njerit prej kety re pallatave,muzuka dhe fjalet e pista jen ne kup te qiellit…..Mundohuni te shmangni sherr per kete rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje