FOTOT/ “Talak”: Divorci misterioz i Sulltanit që la fronin e mbretit për modelen 23 vjet më të re

17 Korrik 2019, 11:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Talak”: Divorci misterioz i Sulltanit që la fronin e

Ish-mbreti i Malajzisë është divorcuar nga e shoqja, vetëm pak javë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Dasma e papritur e Sulltan Muhammedit V të Kelantanit, 50 vjeç, dhe Rihana Oksana Voevodina, 27 vjeç, nëntorin e kaluar, i habiti malajzianët.

Por ata janë divorcuar vetëm pak muaj më pas, në mënyrë të papritur.

Çertifikata e divorcit, që mban krenarinë shtetërore të Kelantanit, tregon se divorci është bërë përmes thënies së fjalës ‘talak’ tre herë – forma më e ashpër dhe e pakthyeshme e divorcit në Islam.

Çifti u martua me 7 qershor të vitit të kaluar në një ceremoni myslimane e cila nuk u bë publike.

Marrëdhënia e tyre doli në dritë kur ata mbajtën një martesë të dytë të bujshme, në një sallë koncertesh në Moskë.

Sulltan Muhammedit V i Kelantanit abandonoi fronin e mbretit, për t’u martuar me bukuroshen 27-vjeçare, por duket se shfaqja e saj në një shfaqje televizive para martesës, ka ndikuar për ndarjen.

Voevodina shfaqet aty duke u puthur në një pishinë me një mashkull tjetër, madje raportohet se ata kanë bërë edhe seks.

Zbulimi i këtij fakti duket se ka çuar në divorc, por për momentin nuk ka asnjë komunikatë zyrtare për divorcin dhe arsyet reale të tij.

Aq më tepër kur vetë 27-vjeçarja, vetëm pak ditë më parë shprehej se sa e lumtur ishte jeta e tyre martesore, gjatë një interviste.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje