Shkojnë për pushime në Mal të Zi, familja britanike: Përjetuam ditë makthi

17 Korrik 2019, 11:40Turizëm TEMA

Një familje me gjashtë anëtarë ka shfaqur pakënaqësi të mëdha ndaj kompanisë së pushimeve, pas një pagesë prej 6800 paundësh në Malin e Zi, duke thënë se gjithçka ishte një makth.

Joanne Humphreys, 53 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Kevin, 46 vjeç, rezervuan një qëndrim 10 ditor në Malin e Zi për vete dhe fëmijët e tyre, por pushimet iu kthyen në makth.

Kompleksi ishte reklamuar si një hotel gjithëpërfshirës me katër yje, që kishte 4 restorante, pishina, palestra  dhe spa, ndërkohë që ishte një objekt në ndërtim.

Grupi vendosi që të rezervonte një suitë luksoze për udhëtimin e tyre në ‘fshatin e pushimeve të ëndrrave’.

Familjes i ishte siguruar se gjithçka do të ishte gati me ardhjen e tyre më 17 qershor.

Por kur mbërritën aty, gjetën punëtorët e ndërtimit, karrocat me llaç, erën e keqe e ujërave të zeza dhe ushqimin e pa gatuar.

Kur u futën në hotel u tmerruan. Dhomat ishin të shkatërruara, 3 restorantet nuk funksiononin dhe shumë herë ushqimet ishin të pa gatuar e aspak të mjaftueshëm.

Madje hoteli kishte thënë se do të huazonte një kuzhinier nga një hotel tjetër për të gatuar.

“Një herë gjeta një copë xhami në çokollatën time dhe kjo ishte e rrezikshme. Pushimet tona ishin një makth.

Çdo ditë do të na ndodhte një gjë e keq. Koka e dushit u thye teksa ishim duke u larë, dera e dhomës së gjumit nuk mbyllej, stafi i hotelit ishte i patrajtuar dhe i pasjellshëm”, tha Joanne Humphreys.

10 komente në “Shkojnë për pushime në Mal të Zi, familja britanike: Përjetuam ditë makthi”

  1. Sava says:

    Ejani ne Golem mi motra, gjithcka osht paradiso.

  2. Lexuesi says:

    Ca lajmi… Talleni ju?

  3. Çami says:

    Ore mos i kan sjell kendej nga ne?Se nga pershkrimi po me duket si Albanistan

  4. Nje Turist says:

    Si, ky Informacion mund te gjesh me miliona.
    Kudo ka kliente te pakenaqur, E rendesishme eshte qe keto informacione te jene te verifikuara, dhe te vertetuara.
    Per Hotelin per te cilet kjo familje prej 6 vetesh ankohet, nuk ka te drejte.
    Kam qene disa here dhe eshte nje mrekulli. Nje perle ne Ulqin, Nje investim miliona dollaresh.
    Ushqimi jashtezakonisht i mire dhe i shumellojshem.
    Investitoret e ketij Hoteli kane mbi 20 Hotele me 5 yje ne Karaibe dhe manaxhojne mbi 30 Hotele.
    Pa vene ne dyshim asgje te paverifikuar nga ankesat e Klienteve, Une mendoj qe Hoteli per te cilin ankohet eshte me i miri ne Ulqin dhe nje nga me te miret ne Malin e Zi.

    1. mik says:

      Nje turist – Nuk e mora vesh emrin e hotelit dhe as qytetin ku ndodhej !!

      1. Nje Turist says:

        Per “MIK”
        As une nuk e dija.
        Por kerkova dhe gjeta ku ishte shkruar verejtja e klienteve.
        Kush kerkon – Gjen.

      2. Eri says:

        Haha tamam as une nuk e pashe askund te shkruar emrin e hotelit.Si ja beri ky turisti ketu ta merrte vesh se per cilin hotel behej fjale?

  5. maska says:

    hajdeni ne shqiperi se do ngeleni te kenaqur

  6. Pato says:

    Shqiperise ti vini anash se ke per kedo sipas qejfit.. me 6800 paund per 10 dite e mbanin ne krahe anglezin me gjithe familje.. te iken mendja ne disa hotele ne jug, plazhi mahnites dhe sherbimi special. Me 50 euro ha peshk te fresket buze detit me gjithe familje. Jashte shqiperise as era nuk i merr dot.

    Mos shkruani budalleqe, me thoni nke te huaj qe ankohet me sherbimin dhe hotelin ne shqiperi. Askush vetem ne qahemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje