Gjendet në Australi një mesazh në shishe 50 vite i vjetër, ja çfarë shkruhej

18 Korrik 2019, 10:37Lifestyle TEMA

Pranë brigjeve të Australisë, gjednet një mesazh në shishe i shkruar 50 vite më parë.

Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane ABC se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.

Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar një britanik 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili tregon për udhëtimin me anije nga jugu në perëndim të Australisë.

Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit të vjetër 50 vite.

Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje