Jari ka vrarë mendje gjatë këto ditë, për të kuptuar se si mund të dalin nga kjo krizë.
Nga gjithë skenarët që i shkojnë në mendje, ai duket se më i vendosur ka mbetur tek skenari i Bindjes Demokratike.
Për këtë, ka bërë një plan të qartë:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Dua t’u bëj me dije se i vetmi shpëtim për të dalw nga kjo krizë, është një aksion i përbashkët për të caktuar armikun e kësaj situate.
Unë mendoj se Edi Rama duhet shmangur nga të qenit armik kryesor, pasi me të do të na duhet të ulemi në bisedime.
Për këtë, mendoj se Bindja Demokratike është armik i denjë.
Ja disa arsye.
Bindja Demokratike është armike e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Po të mos kishte hyrë Bindja Demokratike në zgjedhje, ne nuk kishim pse rrinim para qendrave të votimit, mos shkonin demokratët të votojnë, se ata për PS nuk dilnin.
Kështu që Bindja ka dëmtuar ekonomikisht PD, ka rritur shpenzimet e saj për zgjedhje dhe duhet të na kthejw lekët për vëzhguesit që lamë rrugëve.
Po ashtu, Bindja meqë është rregjistruar me vonesë, duhet të ndëshkohet, duke mos u quajtur fare 30 qershori si ditë zgjedhjesh, pasi njëri nga aktorët e kishte me hile, erdhi 1 minutë me vonesë.
Edhe për presidentin Meta, Bindja Demokratike është një armike e madhe e demokracisë.
Ajo po tenton të zëvendësojw LSI, duke hyrë mes PD e PS.
Nëse LSI doli nga PS e bëri flirte me PD, Bindja po bën të kundërtën, sipas Metës, dhe kjo mund të rrezikojw seriozisht demokracinë.
Edhe për kryeministrin Rama, Bindja përbën një rrezik, pasi po e bezdis duke ankimuar zgjedhjet dhe duke vonuar procesin.
Ndaj në këtë klimë të krijuar, unë mendoj se opozita mund të unifikojw qëndrimet e saj, duke shpallur armik kryesor Bindjen Demokratike dhe pastaj na hapet rruga të vazhdojmë bisedimet me Edi Ramën, duke e detyruar dhe atë ta shpallw armike Bindjen Demokratike.
Vetëm kështu mund t’i adalim.
I juaji, Jari!”