Hazbiu u gëzua shumë sot kur mori vesh se Abi ka paguar një çek 3 mijë euro, pasi ka humbur një gjyq me Taulant Ballën.
Pastaj u mërzit shumë kur mësoi që Taulanti me këtë çek do rregullonte ca shtëpi romësh në Librazhd.
Siç dihet, Këlcyra ka më shumë familje rome në nevojë, se sa Librazhdi, dhe lajmi i mirë që Abi ka paguar 3 mijë euro, e mërziti.
Dhe ja nisi me mallkimet:
“Siç e ka thënë populli, “çfarë hedh në ugar, e blen në pazar”. Dhe Abi në këtë rast kështu e pësoi.
-Ty Abi nuk kam çfarë të mallkoj, se të ka mallkuar Zoti, aty ku të ka çuar.
T’u shtoftë dashuria për Doktorin e mos dalç kurrë nga ajo derë.
-Ti Taulant Balla që s’na i solle ne ato lekë, por i çove në Librazhd, të daltë para çdo muaji Abi që të na vijë radha dhe ne për ndonjë lek.
-Ti gjykatës që të është dridhur dora dhe mezi e ke gjobitur 3 mijë euro, të zëntë vetingu dhe mos gjeç punë gjëkundi.
-Ti Abi paç këmbën e mbarë e marsh me vete gjithë familjen Berisha në gjyqet që e presin.
-Ti Taulant fitofsh gjyqin dhe me Shkëlzenin dhe i blefsh Lul Bashës një Toyota Yaris.
-Ti që nuk pyete për familjet rome të Këlcyrës, por i çove në Librazhd, të ngatërofshin votën ditën e zgjedhjeve romët dhe votofshin për Kujtim Gjuzin.
-Ti që nuk të shkoi mendja të na nisje ndonjë lek ne, ke për të parë çdo bëjmë në fushatë.
Romët e Këlcyrës do bashkohen nën himnin e fushatës, me këtë tekst:
S’trembemi nga Zeni,
S’trembemi nga Abi
Me lekët e tyre
Do blejmë rroba gabi.
-Ti Taulant që mendon se fitove mbi familjen Berisha, duhet ta dish se aq sa lahen brekët me shurrë, aq mund të duket Abi burrë.”
Ky qe shkruan kete rubrikeeshte i jashtezakonshem!
Ka humorin me te kendshem!
Po te ishte Hazbiu ne pushtet, Shqiperia do te ishte me mire se sa eshte e udhehequr nga njerezit tuaj “normale “ te ketyre 30 vjeteve!
Zoti gazetar turp ta perdoresh emrin e kujtdo ne kete menyre!