Pas lajmit të bujshëm se Fatos Lubonjës i kishin thyer xhamin e makinës, Hazbiu u trondit rëndë. Ky është kulmi i shantazhit politik,- tha me vete.
Dyshimin e parë e pati kur reagoi Ilir Meta. Ky s’para ka reaguar kurr rriheshin gazetarët, tha me vete. Do ketë ndonjë hile.
Pastaj u hutua fare kur pa të reagojë dhe Lul Basha. Ky i fundit ishte mik me ata që rrihnin gazetarët.
Më në fund reagoi dhe policia. Ajo kishte kapur psikopatin me thikë në dorë, që kishte thyer xhamin e Lubonjës.
Nga pyetjet e para në polici, psikopati kishte deklaruar se ai luftonte për drejtësi shoqërore së bashku me një shokun e tij, po psikopat.
Ai shoku tjetër psikopat kishte qëlluar me gurë makinën e Ilir Beqjes dhe e kishte futur këtë në sedër. Atëhere unë,- tha, vendosa të qëlloj makinën e Tos Lubonjës, se ky se si më duket, kur flet, sikur e kam rival.
Pas kësaj policia i kishte marrë thikën dhe e kishte shoqëruar në shtëpi.
Këtu Hazbiu shpërtheu në mallkime.
O Psikopat që sulmove Lubonjën, ti je mercenar i shoqërive të sigurimit se ndryshe nuk kishe nga ta dija, që Lubonja nuk paguan siguracionet. Ndaj të mallkoj me shpirt, të gjetë ndonjë hata, e mbeç në dorë të Avni Sigalit.
O psikopat, ti që turpurove Presidentin dhe e detyrove të dalë të akuzojë ‘çunat’ e Damjanit që kanë thyer makinën tënde, u turpurofsh para oligarkëve që të paguajnë rrogën për të thyer xhama, e mos paç lek t’u paguash kafenë.
O Psikiopat, ti që na turpurove Lul Bashën dhe e shqetësove të dielën që në orën 11, të dalë nga shtëpia e të bëjë deklaratë, u turpurofsh para Sali Berishës, duke i kërkuar falje që se ke mbrojtur sa duhet.
O Fatos Lubonja, ti që ke tërbuar dhe psikopatët në këtë vend, të zënçin hakat e njerëzve normal, dhe mos të dhëntë rrogën Irfani këtë muaj.
Shkrimet tek Antena shume te kendshme;nje satire mjaft e pmrehte!
Jane te parat qe lexoj tek tema.
Shkrimet tek Antena shume te kendshme;nje satire mjaft e mprehte!
Jane te parat qe lexoj tek tema.