Hazbiu mallkon Metën, që e zgjoi nga gjumi në orën 5

27 Qershor 2019, 19:14Antena TEMA

Hazbiu është në fushatë elektorale, dhe në fshatra takimet zakonisht i lënë mbasdite.

Kështu që Hazbiut i duhet të shkojë nëpër takime deri natën vonë.

Lajmi se presidenti ka ndryshuar orarin zyrtar të punës dhe e fillon atë në orën 5 të mëngjesit, i kujtoi Hazbiut kohën e cooperatives, kur ngriheshin herët për të vjelë fasulet dhe duhanin, para se të binte dielli.

I xhindosur me orarin e Metës, ai vuri orën në zile, me shpresë se do të ndodhte gjë.

Vajti ora pesë dhe u dha një lajm që Meta mbërriti në zyrë.

Pastaj, prit e prit, e s’kishte më lajme.

Hazbiun e kishte zënë gjumi në kolltuk, kur nga ora dhjetë, e zgjuan, se Luli kishte shkuar tek Meta.

Pastaj pa Dashin, Faten, Tit Vasilin etj.

Në fund, pas orarit zyrtar në orën 1, dëgjoi që Meta kishte shpikur një datë tjetër zgjedhjesh.

Aty nuk duroi dot më dhe shpërtheu:

“Ty Ilir Meta t’u bëftë helm ajo kafe më 5 të mëngjesit si lugat, se çmende një Shqipëri të tërë.

Ty Ilir Meta të iktë gjumi, siç të ka ikur, dhe pafsh ëndrra vetëm me Çim Pekën.

Ty Ilir Meta, të daltë një kokër në bythë e mos ulç më në atë karrige.

Ty Ilir Meta të rëntë vapa në kokë më 30 qershor dhe u zgjofsh nga kllapia, nga lotët e Tit Vasilit.

Ty Ilir Meta të daltë gjarpër tek shtëpia në Lalëz, dhe t’u duktë si Doktori, që ta përqafosh.

Ty Ilir Meta të vizatoftë Bujar Kapexhiu karikatura me “Daj Semin”, që të bëhesh trim kundër SHBA.

Ty Ilir Meta, mos të zëntë dita kur të hap unë bordello në Këlcyrë, se do të marr në vend të kurvave.”

8 komente në “Hazbiu mallkon Metën, që e zgjoi nga gjumi në orën 5”

  1. Prind says:

    Sa kam qesh, rroofsh jalla o Mero se na shkrive.

  2. Prind says:

    Ty Ilir Meta, t’ubefte Sonila Meco mace, e te vije te pshure te banja 13 e viles se Lalzit ?

  3. Kadri hazbiu says:

    Ty ilir meta te hengert mun mero baze dhe i hyfte ne byth edi rames dhe lali dhjerit

  4. Baton DR says:

    Hahahhahhahahhahahahh…kryekurvë në Këlcyrë….hajde karrierë joooo

  5. fabi says:

    HAhahahah!!!
    Ajo e Kelcyres eshte gjigande!!

  6. Kadri Hazbiu says:

    Ty ilir meta te shpelafte muti Shalen dhe trute.

  7. KORÇARI says:

    Ty Ilir Meta të iktë muti rrëke hahhahahaahaha
    Po më dhembin brinjët nga e qeshura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje