Sot ishte një ditë e zezë për PD lidhur me drejtësinë.
Luli megjithëse dje u tregua trim, sot e uli krenarinë dhe shkoi në Prokurori, kurse Zeni humbi gjyqin për shpifje, duke mos provuar dot, që nuk janë të vërteta akuzat ndaj tij si hajdut.
Hazbiu, që i ndjek me vemendje zhvillimet politike, vendosi t’i shkruajë Doktorit për këta kalamaj që po e turpërojnë:
“I nderuar Doktor!
Unë për të gjithë kam thënë ndonjë fjalë të keqe, po për ty kurrë.
Si komunist i vjetër që jam, kam parimin që yti mishin ta ha, por kockën ta mban.
Por kjo që ndodhi sot është e rëndë.
U zëntë buka sytë dhe mos bëfshin hajër këta djem që ke lënë pas, të cilët na turpëruan.
Në fillim e kam me këtë që ke futur dhëndër brenda, me Lulin.
Ky sa herë që e thërrasin në Prokurori, një avaz.
Në fillim bën si trim, pastaj merr raport, pastaj paraqitet sikur s’ka thënë gjë.
T’u thaftë ajo dorë deri në rrëzë, që i le partinë këtij derdimeni, që nuk di të transferojë as lekët.
Bota kanë hall si të bëjnë lekë, e si të bëhen të pasur, jo si të paguajnë.
Vetëm ky ka hall gjithmonë si të paguajë të tjerët.
Gjithmonë këtu kapet.
Une dje mendova se qe burrë, kur tha nuk trembem as nga policët, sikur të më tërhiqni zvarrë, ndërsa sot shkoi si qen i rrahur aty, e bënte gam gam.
Ju thaftë gjuha dhe i plaçin sytë se ka turpëruar demokratët anembanë vendit.
Nga ana tjetër, duhet t’ia mbledhësh djalit, se i telendisi demokratët.
Ata bëjnë protesta, nusja e tij bën plazh.
Ata mezi sigurojnë bukën e gojës, ai vete blen toka në Gërdec, aty ku ka hap varre.
Kjo nuk ka bythë ku të rrijë.
Ju bëfshin të vrarët lugetër e zënçin tokën që të mos shkelë kurrë aty, ishallah.
Ç’është ky malukat që vete blen 2 milionë euro tokë, ngjitur me varrezat që ka hap vetë!
Ky s’paksa as shpirt, as tru.
Shpirt s’ke as ti, po budalla nuk je.
Nga të ketë ngjarë ky derdimen!
Ndaj po e mallkoj me shpirt atë dhe Lulin për këtë turp që të kanë bërë sot.
Harram ju bëfshin të mirat që ju ke bërë.
I yti, Hazbiu!”
Sa kam qeshur
me të madhe
me Hazbinë
kësaj rradhe.
E qëndisur
për merak
Kjo Antenë
është Kapak.
…
Kjo, po, djeg
e përvëlon
ika nashti
jam në timon.
Hahaha, i madh Mero,.lugeter do i ngjallen, do i bucasin veshet si shperthimi gerdecit dite e mate
Shiko aty ti, per fjalen e nderit, ta bej fytyren sholl kepuce mos me thencin Sali Berisha…
?????
undefined