Pas lajmeve se Luli është i rrezikuar dhe se ndaj tij po përgatitet atentat, Hazbiu ndoqi me shqetësim takimin e Ilir Metës me kryetarin e SHISH për këtë çështje.
Në reagimin e tij, Hazbiu shkruan:
“O popull shqiptar!
Jemi para një rreziku të madh.
Këto gjëra nisin si me shaka, por dalin të vërteta.
Unë pashë Ilir Metën që bënte si i shqetësuar për rrezikun e atentatit ndaj Lulzim Bashës.
Të jeni të sigurtë se ai di diçka.
Me gjithë këto trazira që kanë gjashtë muaj që nuk pushojnë dhe gjithë këtë përpjekje të Doktorit për të pasur një dëshmor dhe prapë pa sukses, mendoj se ata më në fund e kanë gjetur skemën.
Doktori dhe Meta kanë vendosur të bëjnë Lulin dëshmor.
Kështu dhe e heqin qafe si të paaftë nga partia, dhe fitojnë një dëshmor të rëndësishëm.
Pastaj marrin arkivolin në krah dhe shkojnë para Kryeministrisë.
Momenti është më i miri i mundshëm.
Me këtë rast, Luli ka shans të vdesë dhe pa u ndëshkuar nga drejtësia, pra të vdesë i pastër dhe nuk e përflet dot më njeri pas vdekjes.
Ilir Meta nuk i bën kot ato mbledhjet.
Ai do të jetë në rregull me veten, që kur të bëhet Luli dëshmor, të thotë unë e bëra timen, por s’ia dola dot.
Siç e keni vënë re, Doktori nuk po ndihet, ka disa ditë.
Ai kur i ecën puna siç e planifikon, nuk ndihet.
Kur nuk i ecën del e flet.
Gjërat po ecin siç i ka planifikuar Doktori dhe ai ka planifikuar që Luli do bëhet dëshmor.
Ndaj duhet të hapim sytë.
Unë them se Luli na duhet i gjallë.
Pa Lulin nuk ka kuptim as opozita, as revolucioni dhe as zgjedhjet.
Ndaj dua ta mbyll këtë letër me një mallkim, siç e kam zakon.
‘Ju thaftë dora deri në rrëzë atij që do të vrasë Lulin.
Ju krimbtë mendja Sali Berishës që ka menduar ta bëjë dëshmor.
I hëngërshin krimbat dorën Ilir Metës që do ta fshehë pasi të bëjë krimin.
Ju zëntë sytë e mira e Lulzim Bashës, që po mban gjithë të sharrat e Shqipërisë në kurriz për t’iu shpëtuar ju.
Mos pafshi hajër ishalla’.
I juaji, Hazbiu!”
ke te drejte, haha.
s’ka si e heq qafe ndryshe. Doktori keshtu ka bere gjithmone.
doktori te vrase veten njehere dhe te lere amanet vrasjen e lulit.
Amin!
me se vertete plani i sakte i sales,vetem ketu ke treguar te verteten z.baze
Shkrim shumë i mirë. Por më ka mbetur pak qefi prej teje o Mero. Bëre Hazbiun personazh të Antenëa ndërkohë që ai nder më përket mua.
Mire xhanem,po ke ka ndermend salehi per t’a zvendesuar?
Te jet ai,gici i Fahri doses,s’besoj,po kush pra?
e jete duma,ne asnje menyre,te jete abaku,eh, mundet!…
Do shpikin valle dicka si psh me banken e tropojes ne 98 thua Mero
Lul shkijevici, na duhet nji Azem Hajdar tani! Pse nuk do e jepje jeten ti per partine? Per Skenderbeun e Vicidolit?